Flash

Përse Justin Bieber nuk ka publikuar asnjë këngë

Lapsi.al 26 March 2019
Përse Justin Bieber nuk ka publikuar asnjë këngë

Justin Bieber ka bërë një postim shumë emocional dhe të gjatë në Instagram, ku u shpjegon fansave të tij pse nuk ka bërë publik asnjë projekt të ri muzikor.

Këngëtari i njohur shprehet se ka qenë i palumtur në turneun e tij të fundit dhe nuk dëshiron që t’u japë fansave të tij një imazh të tillë.

Ai shprehet se po punon fort që të shërohet nga disa probleme të rrënjosura thellë dhe për të mbështetur martesën. Justin thotë se asgjë nuk është më e rëndësishme për të, sesa vetë shëndeti dhe familja.

“Kam lexuar shumë mesazhe ku thoni se dëshironi një album …. Kam bërë turne gjithë adoleshencën time dhe në të 20-at e hershme … Kuptova, dhe siç ju e shihni, që kam qenë i pakënaqur në turneun e fundit dhe nuk e meritoj këtë, as ju nuk e meritoni, ju paguani para për të ardhur në një koncert të gjallë, energjik, argëtues dhe nuk isha në gjendje emocionale për t’jua dhënë këtë gjë në fund të turneut.

“Kam qenë në kërkim, kam gjykuar dhe gabuar si shumica prej nesh …. Unë jam tani shumë i përqendruar në rregullimin e disa prej çështjeve që kam të rrënjosura thellë, siç kanë shumica prej nesh, që të mos rrëzohem, që të  mund të mbështes martesën time dhe të jem babai që dua të jem. Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen para familjes sime dhe shëndetit tim”.

Të këshilluara

Diana Ross, në mbrojtje të Michael Jackson

saj të ndjerë Michael Jackson, mes pretendimeve të rishfaqura për abuzim seksual të fëmijëve nga këngëtari. Në dokumentarin e HBO Leaving Neverland, dy burra d...

12:30

Një sezon i ri për serialin 'Gomorra'

Më 29 mars rinis në “Sky Atlantic” sezoni i katërt i shumëpritur i “Gomorra” dhe për fansat vjen një lajm i mirë. Seriali ka rinovuar kontratën për një sezon të...

11:58

Conor McGregor heq dorë nga sporti

Conor McGregor shokon të apasionuarit e UFC. Luftëtari irlandez, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka njoftuar tërheqjen në MMA. 30-vjeçari,...

10:55

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI