Flash

Lamtumirë "virtuozi" i mesfushës bardheblu: Ali Mema ndahet nga jeta

Lapsi.al 26 March 2019
Lamtumirë "virtuozi" i mesfushës bardheblu: Ali Mema ndahet

Futbollisti i famshëm i Tiranës dhe Kombëtares, Ali Mema, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, si pasojë e një dëmundje të rëndë, ndeshjen me të cilën nuk e fitoi dot. Të gjithë e kujtojnë me lëvizjet teknike e elegante në fushë Ali Memën, pinjollin e një dinastie futbolli, që edhe sot është prezent tek Tirana, klubin që e deshi gjithë jetën, me të birin Ardian Mema, tekniku i bardhebluve.

Ali Mema do të mbetet në memorien e sportdashësve shqiptar si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve 60-70, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e brezit të tij. Kurajoz, i palodhur me temperamentin e jashtëzakonshëm që e karakterizonte, ai ishte një impuls i madh për skuadrën, duke ndryshuar jo në pak raste rezultatin e takimit. Çdo ndeshje ka qenë një betejë për Ali Memën, ndonëse 172 cm i gjatë, u ka shënuar të gjitha skuadrave të kohës duke realizuar gola të rrallë, me kokë, nga goditjet standarde, madje nga çdo pozicion.

Luante me të dyja këmbët, por arma e tij e fuqishme ka qenë loja në ajër, sepse ishte zotërues i plotë i qiellit kur kërcente. Ka mbajtur 4-ën dhe 6-ën, por simbol në fanellën e Ali Memës ka qenë nr.5 . Ali Mema ishte ndër mesfushorët më të mëdhenj të historisë së futbollit kombëtar, një talent i rrallë, ai të impononte respekt: asnjëherë polemizues dhe i ashpër me kundërshtarët, madje as problematik me arbitrat.

Të shkëlqyera kanë qenë dhe paraqitjet e tij me ekipin kombëtar ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Për shumë vite me radhë Mema ju dedikua trajningut duke qenë në krahun e ish trajnerit të Tiranës Enver Shehu. Një lider autentik për ekipin dhe për shpirtin e garës që injektonte tek të gjithë.

Një jetë me 17 Nëntorin ka luajtur Ali Mema: kampion në 1964-’65, 1965-’66, 1968 dhe 1969-’70, deri në takimin e fundit, në vitin 1972, kur e mbyll karrierën pas 12 vitesh si protagonist. Aliu vjen nga dinastia Mema, një familje që ka nxjerrë futbollistë të shkëlqyer, duke filluar nga vëllezërit e Aliut, Osmani dhe Haxhiu, për të vijuar me nipin Sulejman Mema dhe djalin e tij, Ardian Mema, i cili aktualisht është trajner i Tiranës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI