Flash

Juventus tronditet, Cristiano Ronaldo do të humbasë tre ndeshje

Lapsi.al 26 March 2019
Juventus tronditet, Cristiano Ronaldo do të humbasë tre ndeshje

E vetmja qartësi për momentin është se Cristiano Ronaldo do ti nënshtrohet rezonancës magnetike për të kuptuar shkallën e dëmtimit, të pësuar në ndeshjen kundër Serbisë, një dëmtim në kofshën e djathtë që lë në ankth drejtuesit e Juventus, edhe pse vetë CR7 i ka qetësuar të gjithë: "Kthehem pas dy javësh". Kështu, në kohë për sfidën e Champions kundër Ajax.

Duke vëzhguar dinamikën e aksionit e zonën e trajtuar nga mjekët portugezë, është kuptuar se Ronaldo vuan një dëmtim muscular në kofshën e djathtë, por pa kontrolle të mëtejshme është vështirë të saktësohet koha e rikuperimit. Sigurisht rezistenca ndaj dëmtimeve fizike është arma plus e portugezit, gjë që e bën Juventus të shpresojë: CR7 e kuptoi menjëherë se duhej të zëvendësohej e ndoshta zgjodhi momentin ideal për të ndaluar.

E presin sidoqoftë 48 orë akull e krioterapi pastaj, në bazë të përgjigjes mjekësore, do të caktohet plani i rikuperimit. Dëmtimi i fundit i takon verës 2016, kur u dëmtuar në finale e Europianit kundër Francës për tu kthyer në 10 shtator. Sipas asaj që beson vetë lojtari mund të humbasë tre ndeshje: Empoli, Cagliari e Milan për tu kthyer për Champions.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI