Flash

Virale/ Kupa e Afrikës, himni luhet me celular: por vjen një mesazh në WhatsApp...

Lapsi.al 25 March 2019
Virale/ Kupa e Afrikës, himni luhet me celular: por vjen një mesazh
Në këtë javë të dedikuar kualifikueseve të UEFA-s e FIFA-s, janë luajtur edhe ndeshjet e fundit për eleminatoret e Kupës së Afrikës, në program në Egjipt nga 21 qershori në 19 korrik 2019. Janë mësuar tashmë 24 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm, por kombëtarja e fundit që u kualifikua ishte Afrika e Jugut, që mundi Libinë 2-1 në sfidën vendimtare. Një ndeshje që më shumë se për rezultatin, do të kalojë në histori për atë që ndodhi përpara nisjes së ndeshjes: një skenë vërtetë e pazakontë që është bërë menjëherë virale në web. Në momentin e luajtjes së himnit kombëtar të Bafana Bafana, pati një problem me impiantin audio e vendasit e transmetuan himnin nga... një telefon celular. Deri këtu asgjë e keqe, një zgjedhje e shpejtë dhe origjinale, vetëm se në mes të himnit regjistrimi u ndërpre për shkak të zile telefonate, menjëherë e mbyllur e shoqëruar më pas edhe nga toni i njoftimit të mesazheve. E gjitha kjo ndodhi me fytyrat e ngrira të afrikanojugorëve në fushë, që nuk dinin nëse duhet të buzëqeshnin apo të ndervozoheshin për mungesën e respektit të treguar ndaj himnit të tyre kombëtar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI