Flash

Reagon Zayn Malik pas deklaratës që habiti fansat

Lapsi.al 25 March 2019
Reagon Zayn Malik pas deklaratës që habiti fansat

Zayn Malik i shokoi fansat kur shkroi pak ditë më parë në Twitter se është “njeri i ndyrë”, ndërsa më pas e fshiu menjëherë postimin.

Këngëtari 26-vjeçar u kërkoi falje fansave të tij mbrëmjen e së shtunës, pasi shkroi një përditësim lidhur me shëndetin e tij mendor.

Ai shkroi se është i lumtur, por mund të jetë edhe më i lumtur, ndërsa e cilësoi postimin e tij si një shfryrje.

“Aktualisht i lumtur, mund të jem më i lumtur. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mendimet”, shkroi Zayn.

Reagimi i tij erdhi pas statusit të parë në Twitter, ku shkruante:

“Do të doja të kërkoja falje që kam qenë një njeri i ndyrë”.

Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e këtij postimi, deklarata e tij erdhi pasi Louis Tomlinson pranoi se miqësia e tyre është përkeqësuar që kur ai u largua nga grupi në 2015-n.

Madje Zayn nuk mori pjesë në performancën që mbajti Louis pas vdekjes së nënës së tij, ndërsa të gjithë ish-anëtarët e tjerë të grupi “One Direction” e pranuan ftesën e tij.

Louis Tomlinson së fundmi po vuan edhe vdekjen e motrës së tij 18-vjeçare, Felicite.

Të këshilluara

Jlo: Burrat nën 33 vjec janë të padobishëm

JLO njihet për disa lidhje, kështu që ka kuptim që këngëtarja të ofrojë këshillën e marrëdhënieve që ajo ka mësuar gjatë këtyre viteve. 48-vjeçarja i tregon ...

13:38

Ndahet nga jeta Scott Walker

Scott Walker u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare dhe shkak i vdekjes së tij akoma nuk është mësuar. Ai u bë i njohur fillimisht me grupin e “The Walker Broth...

12:53

Offset pranon gabimet, 'E dua Cardi-n'

Offset kishte tradhëtuar këngëtaren Cardi B. Pak kohë më vonë, ai e ndërpreu në mes të performancës në skenë për t’i kërkuar falje. Por a është penduar për gji...

10:29

Meghan dhe Harry, gati për ardhjen e bebit

Ka mbetur fare pak që bebushi t’i bashkohet pallatit mbretëror Kensington.Meghan Markle pritet të lindë fëmijën e saj të parë në fund të muajit prill, megjithat...

16:45

Ava Max përfundon në spital (Foto)

Dita e sotme nuk duket të ketë qenë ndër më të mirat për këngëtaren me origjinë shqiptare, e cila jeton në Amerikë, Ava Max. Ajo ka publikuar një foto në Ins...

15:41

Robbie Coltrane shfaqet i sëmurë

Robbie Coltrane ylli i filmit “Harry Potter”, është parë në një karrocë paraplegjikësh në pritje të operacionit në gju, pasi ai prej disa kohësh vuan nga osteoa...

14:32

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Me sytë katër

PAPARAZZI