Flash

Një shqiptar tek Real Madrid: 13 vjeçari Balliu bën 198 xhonglime me top tenisi, merengues e kërkojnë

Lapsi.al 25 March 2019
Një shqiptar tek Real Madrid: 13 vjeçari Balliu bën 198

Olghe Balliu është Lionel Messi? Gjithnjë është mirë të frenohen krahasimet kur bëhet fjalë për një djalosh 13 vjecar, por në Cittadella janë shumë që janë të bindur se bëhet fjalë për një fenomen të ri. Olghe është bërë i famshëm se bëri 198 xhonglime me topin e tenisit: "Messi kishte bërë 180" tregon i ati që ka filmuar mrekullinë. Real Madrid e mban nën vëzhgim, por përpara 16 vjetorit nuk mund të bashkohet me blancos, kështu që për momentin djaloshi me mama shqiptare Olghe luan tek moshat e Cittadella.

Olghe, i gjatë 145 centimetra, është një nga shtatë fëmijët e seleksionuar nga Real në turneun e fundit të bërë në Itali, ashtu si përmend Corriere del Veneto, por mund të teserohet nga klubi spanjoll vetëm pas tre vjetësh. "Olghe ka trashëguar pasionin për futbollin nga bashkëshorti im - thotë për Ansa Mimoza, e ëma -. I vogël e kishte gjithnjë topin me vete dhe pesë vjec bënte 100 xhonglime. Idhulli i tij është Messi, ka fizikun e tij, e gjen veten tek ai. Cristiano Ronaldo është shumë ndryshe, edhe pse Olghe është tifoz i Juventus". Mbi provimin tek Real, Mimoza shton: "Jemi të lumtur por kemi pak frikë. Ka entuziazëm, por duhet parë se cdo ndodhë në të ardhmen".

https://www.youtube.com/watch?v=sCrgNJUoiW0

Të këshilluara

Video/ Hollanda rihap lojërat me De Ligt

Nuk mund të shkonte ndryshe një përballje mes Hollandës dhe Gjermanisë, vecse me befasi dhe luftë të fortë sportive. Rihap ndeshjen Hollanda menjëherë pas rifil...

21:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI