Flash

Ish-prezantuesja e TV Klan rrëfen të vërtetën e lidhjes me Strakoshën

Lapsi.al 25 March 2019
Ish-prezantuesja e TV Klan rrëfen të vërtetën e lidhjes me

Portieri Strakosha ishte në qendër të vëmendjes përpara takimit me Turqinë, për shkak se trajneri Panuçi e la jashtë grumbullimit. E gjitha ndodhi sepse portieri i Lacios humbi avionin dhe tekniku italian, tashmë i larguar, kërkonte disiplinë në skuadër.

Megjithatë, Strakosha është vendosur në qendër të mediave rozë. Ai është përfolur për një lidhje prezantuesen Arjola Shehu. Të gjitha aludimet erdhën për shkak të një komenti në “Instagram” të portierit. Ka qenë vetë Arjola Shehu që për emisionin “Thumb” ka sqaruar situatën.

“Është abuzuar me këtë gjë. Unë atë njeri nuk e kam takuar asnjëherë në jetë. Si mund të lidhesh me një njeri, që s’e ke takuar kurrë, s’e ke përshëndetur njëherë nga afër?! Për herë të parë unë kam dëgjuar për të në “Kënga Magjike”. Strakosha më bëri një koment shumë dashamirës.

E kapën portalet dhe filluan. Ai më bëri një koment, unë i dhashë “like”. Kaq ishte e gjitha. Tani, të më lidhësh me një njeri, që nuk e kam takuar asnjëherë në jetë, për një koment dashamirës, më duket e tepërt. Nuk e di pse i japim zë diçkaje, që nuk ekziston. Ta lëmë të qetë të birin e botës, se kushedi, ka jetën e vet”./Panorama

Të këshilluara

JLo: Meshkujt nën 33-vjeç janë kot!

Nëse jeni grua dhe keni menduar ndonjëherë se përse marrëdhënia juaj nuk funksionon, atëherë Jennifer Lopez ka përgjigjjen. Këngëtarja, e cila deri tani është ...

16:27

Manipulohet traileri i “Avengers: Endgame”

Traileri i publikuar i “Avengers: Endgame” nuk na njohu shumë me atë që do të ndodhe në film. Tani zbulohet se traileri mund të na ketë treguar edhe më pak rret...

16:04

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI