Investigimi i “Mother Jones”/ Sa si nisi hetimi per financimin e paligjshem te PD?
Por, këtu problemi është tek standartet e dyfishta të një prokurorie që po bëhet gjithnjë e më e politizuar. Dhe për të provuar këtë, le të shohim vetëm një rast: Mënyrën se si reagoi i njëjti institucion kur atij i dolën në shesh përgjimet që kishte bërë vetë, për lidhjet e kryebashkiakut të Durrësit me grupin trafikant të Avdylajve që akuzohej për blerje votash. Menjëherë zëdhënësi i prokurorisë doli në media, në 25 shkurt, të justifikohej se “Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale. Për dosjen 339 me vendim të Donika Prelës janë vendosur 2 prokurorë dhe 10 policë gjyqësorë, nga një prokuror dhe pesë oficerë gjyqësorë që ishin më parë. Po ekzaminohen rreth 400 CD, nga 700”.Të paekspozuarit zbardh përgjimet origjinale/ Ja ç’bisedonte Dako me bandën e Avdulajve
Pra mjafton t'i vëzhgosh ato për të parë se e para ka ton akuzues, e dyta ton justifikues (po punohet por ka ende punë), se tek e para flitet për shkelje ligji, tek e dyta as nuk guxohet të përmendet ky koncept, tek e para flitet me emra, tek e dyta thuhet “personi”. Në fakt ky është një detaj i vogël, por për këdo që di të lexojë mes rreshtave, ai tregon shumë për mendësinë dhe frymën që mbizotëron në prokurori. Të tilla deklarata të ngjashme me atë për Dakon, ky institucion ka bërë edhe për rastin e Agron Xhafajt me Babalen, apo për atë të unazës së re. Dhe këtu frika nuk është më tek koka e Bashës, por tek shumë më tepër: Mos Prokuroria po përdoret si një pushkë e njërës palë kundër tjetrës? Mos Reforma në Drejtësi që u dyshua si e planifikuar në formën e gjuetisë së shtrigave, po fillon të mari formë? Këto janë frikrat e ngjalluara nga aplikimi i këtij standarti të dyfishtë. ©Lapsi.al