Flash

Akordin e Real Madrid me Pogba e ndalon Juventus: Raiola mund ta favorizojë

Lapsi.al 25 March 2019
Akordin e Real Madrid me Pogba e ndalon Juventus: Raiola mund ta favorizojë

Endërra e tifozëve të Juventus për të riparë Paul Pogba me fanellën bardhezi nuk është ndalur kurrë. Sipas asaj që raportojnë spanjollët e "As", në fakt, është pikërisht Zonja e Vjetër në rrugën që con mesfushorin francez tek Real Madrid. Pogba ka pranuar se i pëlqen të luajë nën urdhërat e Zidane e, pavarësisht largimit të armikut Mourinho, koha e tij me Manchester United mund të jetë në fund.

26 vjecari kampion i botës e ka “ngrirë” propozimin e rinovimit të Red Devils (kontrata è tij skadon në 2021), duke shtuar se kërkon pak kohë për të menduar se cfarë do të bëjë në të ardhmen. Ndoshta edhe sepse në krah të tij është Mino Raiola, që do të dëshironte të luante ndryshe. Kështu, në rast mungese të rinovimit, në Manchester mund të dëgjojnë me seriozitet propozimet nga jashtë, që shohin pikërisht bardhezinjtë të vendosur të bëjnë një tentativë për të risjellë në Torino "Oktapodin".

Sipas informacioneve nga Spanja, Agnelli, Nedved e Paratici po mendojnë seriozisht për Pogba për të përforcuar mesfushën me një lojtar të nivelit absolut, duke patur të qartë se as lojtarit nuk i vjen keq të kthehet aty ku nisi shpërthimin e tij. Për më tepër, Juventus ka raporte të mirë me Raiola ndryshe nga Florentino Perez.

Të këshilluara

Video/ Hollanda rihap lojërat me De Ligt

Nuk mund të shkonte ndryshe një përballje mes Hollandës dhe Gjermanisë, vecse me befasi dhe luftë të fortë sportive. Rihap ndeshjen Hollanda menjëherë pas rifil...

21:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI