Adrola Dushi ishte e ftuar në “E diell” në Top Channel.
Teksa po rrëfente miqësinë e saj të veçantë me Kristina Bakiun, Adrola kujtoi se fillimet e saj në Tiranë nuk kanë qenë edhe aq të lehta, ku ka treguar se është paragjykuar edhe për të folurën në dialekt. “Kam pasur një familje shumë fanatike që nuk dilja as në Rrëshen. Kur erdha në Tiranë, mbeta vetëm se familja shkoi në SHBA” tha ajo. “Më paragjykonin për të folurën time, se flisja në gjuhën dialektore, por me ndihmën e Kristina Bakiut dhe miqve të tjerë, tashmë flas në gjuhën letrare, ama kur bashkohemi me fisin, flasim në atë gjuhën tonë dhe askush s`na merr vesh. Unë jam shumë krenare që jam nga Rrësheni dhe e tregoj sa herë që dal në ekran” është shprehur ajo.