Flash

Video/ Çfarë zhgënjimi për Holandën, Gjermania bën festë në Amsterdam: Belgjika nuk ka probleme pa Lukakun

Lapsi.al 24 March 2019
Video/ Çfarë zhgënjimi për Holandën, Gjermania

Priteshin përgjigje nga Gjermania dhe ja një fitore e denjë për përplasjet më drithëruese, por shumë të shpeshta mes Hollandës e Panzerave. Në debutimin e kualifikueseve, për grupin C, drejt Euro 2020, skuadra e Loew merr më të mirën me një përfaqësim të bërë mes shumë drite e ndonjë hije. Hollanda mposhtet 2-3 me një gol të Schulz në të 90’.

E pra, fillimi për Gjermaninë ishte spektakolar me golat e Sane e Gnabry, që tronditën bindjet e Koeman në pankinë. Në fakt, rastet për të qenë në lojë Hollanda i kishte, por Neuer ndali dy herë Babel në dy gola pothuaj të sigurtë. Gjithcka ndryshoi me rifillimin e lojës, e nuk mund të shkonte ndryshe një përballje mes Hollandës dhe Gjermanisë. Tulipanët rihapën ndeshjen me Matthijs de Ligt. Mbrojtësi shënoi golin e 1-2, duke i dhënë shpresë skuadrës së Koeman. E ndodhi kështu në Johan Cruyff Arena: Hollanda barazoi rezultatin përballë Gjermanisë, duke rikuperuar dy golat e pësuar në pjesën e parë. Memphis Depay ndëshkoi gjermanët në minutën e 63, duke i dhënë tjetër atmosferë ndeshjes. Në momentin më të egër të ndeshjes, atëherë kur një gabim nuk ka më kthim pas, Gjermania ndëshkoi Hollandën. Rikuperimi i dy golave i kishte dhënë euforinë tulipanëve të kërkonin fitoren në shtëpi, duke përfituar nga tronditja e gjermanëve, por pikërisht në kohën shtesë Nico Schulz shënoi golin e tretë, duke e kthyer fitoren në anën e të besuarve të Loew. Gjermanët arrijnë në vendin e parë skuadrën e Koeman në kuotën e tre pikëve, por me vetëm një ndeshje të luajtur.

Gjithcka e lehtë për Belgjikën në Nicosia. Tekniku Martinez besoi në një 3-4-2-1 me dyshen Mertens-Hazard në mbështetje të Batshuayi. E pikërisht në minutën e 10' sulmuesi i Crystal Palace shërbeu për Hazard, që shënoi golin e avantazhit. I fuqishëm dhe preciz konkluzioni i numrit 10.Tetë minutaa më pas, Hazardi tjetër, i vëllai Theo, sugjeroi me inteligjencë për Batshuayi, që u tregua i zotë të luante me linjën difensive qipriote, përpara se të kalonte edhe Pardo e të shënonte me portën e boshatisur. Qipro u shfaq vetëm në dy tentativa jo të rrezikshme në pjesën e parë, me Antoniou e Papoulis, që nuk impenjuan si duhet Courtois. Skuadra e Martinez në pjesën e dytë shkoi pranë trisit me Tielemans e Batshuayi, por në fund duhet të kënaqet me një 2-0 që e ka ngjitur në krye të grupit I, me gjashtë pikë, tre përpara Qipros, Rusisë, Kazakistanit e Skocisë.

EURO - Qualification:: group C

N.Ireland 2 - 1 Belarus

Netherlands 2 - 3 Germany

EURO - Qualification:: group E

Wales 1 - 0 Slovakia

Hungary 2 - 1 Croatia

EURO - Qualification:: group G

Israel 4 - 2 Austria

Poland 2 - 0 Latvia

Slovenia 1 - 1 North Macedonia

EURO - Qualification:: group I

Kazakhstan 0 - 4 Russia

San Marino 0 - 2 Scotland

Cyprus 0 - 2 Belgium

Të këshilluara

Video/ Hollanda rihap lojërat me De Ligt

Nuk mund të shkonte ndryshe një përballje mes Hollandës dhe Gjermanisë, vecse me befasi dhe luftë të fortë sportive. Rihap ndeshjen Hollanda menjëherë pas rifil...

21:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI