Flash

Në Itali të sigurtë, Edi Rama 'ndërmjetës' për Edoardo Reja: mes motiveve që fluturuan Panucci është çështja-Strakosha

Lapsi.al 24 March 2019
Në Itali të sigurtë, Edi Rama 'ndërmjetës'

Në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka sulmoi politikën dhe mekanizmat e saj, se po kërkonin të merrnin në kontroll futbollin, por tani duket se kreu i FSHF-së nuk bën dot pa të. Pasi zgjidhi hallet e futbollit, në takimin e përfolur me kryeministrin Edi Rama pas ndërprerjes së kampionatit, tani duket se numri 1 i qeverisë do ti zgjidhë edhe hallin e trajnerit Dukës. Sipas asaj që bëhet e ditur nga Corriere dello Sport, Shqipëria ka zgjedhur Edoardo Reja për të zëvendësuar Christian Panucci në pankinën e Kombëtares, pikërisht me ndërhyrjen e kryeministrit, që në rolin e ndërmjetësit tentoi të bindë Reja të marrë përsipër detyrën.

Për më tepër, në favor të kësaj zgjedhje është edhe miqësia e ish-teknikut të Lazios me drejtorin sportiv aktual të bardhekaltërve, Igli Tare. 73 vjecari ka qenë prezent në tribunë për të ndjekur ndeshjen debutuese, të humbur nga Shqipëria 0-2 përballë Turqisë, për kualifikueset e Euro 2020, por ka kërkuar pak më tepër kohë përpara se të pranojë ofertën e kuqezinjve. Disfata ishte fatale për Panucci, por ndërkohë shfaqen edhe prapaskenat, që sollën në shkarkimin e ish-mbrojtësit roman: duket se Panucci nuk ka paguar vetëm rezultatet zhgenjyese, por edhe sjelljen arrogante dhe pak të pëlqyer me lojtarët dhe gjithë ambjentin.

Pika që derdhi gotën ka qenë mungesa e grumbullimit të Thomas Strakoshës, portierit të Lazio, fajtor se humbi avionin për shkak të një vonese në trafik. Mediat shqiptare - shkruan goal.it - kanë kritikuar linjën e ashpër të mbajtur nga Panucci mbi këtë cështje, kritika që ish-teknikut tashmë nuk i pëlqyen: "I vetmi vend në botë ku kapeni me atë që respekton rregullat jeni ju. Jeni mësuar me cirk" fraza e fundit e Panucci si trajner i Shqipërisë.

Federata natyrisht u distancua menjëherë nga fjalët e Panucci e vendosi shkarkimin e e tij, duke kujtuar se Shqipëria me të ka fituar vetëm 4 nga 15 ndeshje, duke u pozicionuar në vendin e fundit të grupit në Nations League dhe duke e nisur me humbje edhe fushatën eleminatore të Euro 2020.

Reja kështu, duke përjashtuar ndonjë surprizë të madhe, do të jetë italiani i katërt që drejton Shqipërinë pas Beppe Dossena, Gianni De Biasi e vetë Panucci. Mungon vetëm njoftimi zyrtar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI