Debutim si titullar dhe menjëherë gol. Një mbrëmje prej të përzgjedhuri ajo e Moise Kean që, 19 vjec e 23 ditë, kalon Rivera e bëhet shënuesi i dytë më i ri në historinë e Kombëtares italiane pas Bruno Nicolè (18 vjec e 258 ditë në 1958 kundër Francës). "Bëra më mirë se Rivera? Eshtë një motiv më shumë për të punuar - përgjigjet sulmuesi i Juventus -. Ka ende shumë rekorde për të thyer dhe jam gati ta bëj".
Kean u tregua shumë i aftë të mbyllte ndeshjen kundër Finlandës me golin e dytë në minutën e 74', kur një asist i Immobile e nxorri para portës: "Stërvitem me vazhdimësi e mundohem të jem gati. Goli ishte një emocion i madh. Ndonjë sekret i mësuar nga Ronaldo? Sigurisht, është e pamundur të mos mësosh pranë një kampioni si ai. Cdo ditë e shoh dhe mësoj prej tij".
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/ZOEbqKscHQwmFJ8dGVDP_23_7d5ceef993ed6ccbea18d828b538338d_video_720p_converted.mp4