Flash

Hollandë-Gjermani, historia pambarim: nga Botërori '74 në Ligën e Kombeve

Lapsi.al 24 March 2019
Hollandë-Gjermani, historia pambarim: nga Botërori '74 në

Hollandë-Gjermani është nga ato ndeshje që luhen deri në frymën e fundit e që nuk e kanë të parashikuar opsionin "miqësore". Ja përse përplasjet e këtyre dy kombëtareve, ndër më të fortat e historisë, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futboll.

Në Botërorin Gjermani 1974, Hollanda ishte dukshëm skuadra më e fortë: Cruyff e Neeskens ishin yjet më shkëlqyes, por e gjithë skuadra luante në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo finale e Mynihut ishte e para zyrtare mes dy skuadrave dhe Gjermania e fitoi me përmbysje. Hollanda kaloi në avantazh me panelltinë e Neeskens, Gjermania barazoi me Breitner, sërisht me penallti e më pas shënoi golin deciziv me oportunistin Gerd Muller. Për hollandezët ajo ishte nëna e të gjitha humbjeve dhe mesfushori Wim Van Hanegem u përjetësua nga fraza: "Nazistët kanë vrarë babin tim, motrën time e vëllezrit e mi. Jam shumë i nervozuar. I urrej".

18-6-1978 FITORJA ORANGE

Katër vjet më pas, Hollanda e Gjermania ishin përsëri përballë në gjysëmfinalet e Botërorit argjentinas. Ndeshje spektakolare e të paktën në fillim u duk sikur orange nuk e morën dot revanshin. U mbyll 2-2 me gjermanët dy herë në avantazh me Abramczyk e Dieter Muller, dy herë të arritur nga Haan e Renè Van de Kerkhof. Më pas, Hollanda mundi Italinë, ndërsa Gjermania humbi me Austrinë, duke u eleminuar nga gjysëmfinalet.

14-6-1980 PËRMBYSJA E MUNGUAR

Europiani i 1980 u luajt në Itali, dy grupe me nga katër skuadra në gjysëmfinale. Gjermania e Hollanda u ndeshën në Napoli dhe fillimisht u duk një masakër. Pas pak më shumë se një ore gjermanët ishin në avantazh 3-0 me tregolëshin e Klaus Allofs. Pastaj një tentativë kurajoze përmbysje e hollandezëve me Johnny Rep e Willy Van de Kerkhof. E gati u arrit barazimi..gati.

21-6-1988 TROFEU I VETËM HOLLANDEZ

Në Volksparstadion të Hamburgut, Gjermania e Hollanda u përplasën në gjysëmfinalet e Europei 1988. Lothar Matthaeus kaloi në avantazh vendasit me penallti, por më pas doli në pah klasi i lartë i hollandezëve, barazim i Ronald Koeman (trajneri aktual i orange) e goli fitues i Marco Van Basten. Pastaj Hollanda fitoi të vetmin trofe të rëndësishëm në finale me Bashkimin Sovjetik.

24-6-1990 PËSHTYRJA E RIJKAARD

Frank Rijkaard nuk duhet ta kishte shumë simpati gjermanin Rudi Voller, duke qenë se pas një faulli në dëm të tij, pështyu kundërshtarin, e shtyu dhe e shkeli, me sa u mësua edhe brenda dhomave të zhveshjes. Ishin 1/8 e finales së Botërorit Italia '90 e në fund kaloi Gjermania që në San Siro shkoi në avantazh 2-0 me Klinsmann e Brehme e pastaj ruajti fitoren pavarasisht golit të Ronald Koeman.

13-10-2018 "RËNIA" GJERMANE

Pas kualifikimit të munguar në Botëror, Hollanda kishte dëshirë të tregonte vlerat dhe e bëri duke thyer gjermanët, që ishin negativë edhe në Rusi 2018. Skuadra e Loeë shkoi drejt rrëzimit një divizion më poshtë në Nations League. Një 3-0 e firmosur nga Van Dijk, Depay e Wijnaldum, që i kthen prestigjin të talentuarve të Koeman. Gjermanët nuk njiheshin në Johann Cruyff Arena, ku lojtarë si De Ligt, Dumfries e De Jong rrëmbyen skenën.

19-11-2018 ATO 6 MINUTA ORANGE...

Një muaj më vonë, akoma Nations League, ndryshuan shumë gjëra, edhe rezultati. Tek Gjermania nisi një erë ndryshimesh, lojtarësh e idesh. Por megjithatë 2-0 gjerman fashitet në minutat e fundit, mes të 85' e 91' kur Hollanda rikuperon deri në 2-2, me Promes e Van Dijk. Një spektakël që konfirmoi rritjen e Hollandës dhe i ktheu buzqeshjen Gjermanisë, duke e bërë ndeshjen e sotme me një pritshmëri të lartë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI