Flash

Roma, grusht të hekurt pas sherrit: Dzeko drejt përjashtimit me Napolin, ndërsa El Shaarawy…

Lapsi.al 23 March 2019
Roma, grusht të hekurt pas sherrit: Dzeko drejt përjashtimit me

Fundjava e fundit e kampionatit ishte një kombinim zenkash mes shokëve të skuadrave, që nuk duket se po mbarojnë ende. Nëse Kessie e Biglia ia hodhën me një gjobë, ajo që ndodhi në Ferrara mes Dzeko e El Shaarawy e ka shtyrë Romën të ndërhyjë, duke përdorur grushtin e hekurt. Pas shkarkimit të Di Francesco, klubi verdhekuq i ka besuar Claudio Ranieri për të rregulluar situatën në dhomat e zhveshjes e fjalët e ashpra të teknikut pas humbjes me Spal ishin paralajmërimi i veprimeve të shoqërisë.

Zgjedhje që drejtuesit e Roma kanë ndërmend ti aplikojnë vetëm pas takimit me lojtarët, kur të kthehen pas impenjimeve me kombëtaret, por që sipas Corriere dello Sport do të jenë të forta e simbolike. E përditshmja hipotezon "masa serioze" për sulmuesin italian, ndoshta një gjobë e kripur, duke qenë se një pjesë dënimi mori që në ndeshje, kur u zëvendësua në dhomat e zhveshjes nga Diego Perotti. Ndërkohë, për Dzeko përjashtimi nga formacioni për ndeshjen me Napoli në 31 mars, në një garë që mund të jetë vendimtare për ndjekjen e vendit të katërt (në kohën kur do të mungojë edhe Florenzi i dëmtuar).

Pasoja të menjëhershme për dy sulmuesit, por pasoja edhe për të ardhmen, në vecanti për sa i përket merkatos. Vendimi i Ranieri për ta ulur në pankinë pas pjesës së parë, është kapërcyer keq nga Faraone, që është larguar nga stadium i tërbuar me teknikun e i zhgënjyer nga pabarazia e trajtimit me Dzeko (që luajti rregullisht pjesën e dytë) dhe se nuk u ndje i mbrojtur nga shoqëria. Me kontratën që përfundon në 2020, tani El Shaarawy ka marrë kohë për të rinovuar dhe kërkon rritje të pagës: aktualisht fiton 2,5 milionë plus bonus.

Diskutim ndryshe për Dzeko, që të dielën festoi 33 vjetorin në Sarajevë (videot e festës nervozuan klubin) e ka një pagesë shumë të rëndë për arkat e klubit: 6 milionë euro përfshirë bonus. Qëllimi i verdhekuqve, që nuk janë të kënaqur nga rendimenti i boshnjakut në këtë sezon (vetëm 7 gola në Serie A), është ai i largimit të tij. Për të, në javët e fundit, është i interesuar Inter, që në qershor mund të përgatitet të ndahet nga Icardi dhe ti ofrojë tre vjet kontratë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI