Flash

Kërkohej prej 4 vitesh në Londër, zbulohet se ku fshihej 31-vjeçari

Lapsi.al 23 March 2019
Kërkohej prej 4 vitesh në Londër, zbulohet se ku fshihej

Ka përfunduar aventura e arratisjes për një 31-vjeçar në Britaninë e Madhe, i cili ndiqej nga drejtësia për më shumë se katër vite. Sipas mediave angleze, në pranga ka rënë Shane O’Brien. Ai dyshohet se në vitin 2015 ka vrarë një person në një klub në Hillingdon të Londrës perëndimore.

Dëshmitarët kanë treguar se viktima është qëlluar 40 herë me thikë në qafë dhe më pas 31-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e tij thuhet se është larguar me një avion ‘Charter’ nga Anglia. Drejtësia angleze dy vite më parë vendosi edhe një çmim prej 50 mijë paundësh për ‘kokën e tij’, por pa rezultat pasi nuk i dihej adresa e saktë.

Ai u arrestua në Pragë  të Çekisë në shkurt të 2017, por  kishte dokumente të rreme italiane dhe u lirua para se zyrtarët të zbulonin identitetin e tij të vërtetë.

O'Brien ishte fshehur në Rumani, ndërsa në fotot e publikuara nga policia dukej se 31-vjeçari kishte ndryshuar pamjen e jashtme duke rritur flokët dhe mjekrën, me qëllim që mos të identifikohej si dhe kishte shtuar një tjetër tatuazh në pjesën e shpinës.

 

Të këshilluara

Irak/ Fundoset trageti, mbyten 102 persona

Një tragjedi ka ndodhur në lumin Tigër, në Mosul të Irakut. Një traget është mbytur, duke marrë për pasojë 102 jetë njerëzish. Zyrtarët irakenë thanë se ndër vi...

16:15

5 xhami sulmohen në Angli

Pesë xhami në Birmingham të Anglisë kanë rënë pre e sulmeve gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Sipas autoriteteve angleze sulmi ka n...

16:43

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI