Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Fjalimi / Autogoli i Ramës me Shqipërinë e Facebookut

Lapsi.al 23 March 2019
Fjalimi / Autogoli i Ramës me Shqipërinë e Facebookut

Edi Rama i ka bërë sot thirrje të gjithë mbështetësve të tij, të përdorin celularët Facebookun, Instagramin, Twiterin, si të vetmet mjete që i kanë mbetur qytetarëve për të vënë në vend realitetin e shtrembëruar të Shqipërisë.

Në një miting që të kujtonte ato të Partisë së Punës, kur menjëherë pas kongresit liderët dilnin në shesh për të komunikuar me popullin, kryeministri, ka ngritur shqetësimin, se mediat, kadrinjtë, portalet, stacionet televizive, asnjëherë nuk prezantojnë Shqipërinë e vërtetë, atë ku papunësia sipas Bankës Botërore po ulet (12%), atë ku eksportet bujqësore po shtohen, atë ku krimi dhe droga po luftohen si kurrë ndonjëherë më parë (Shiko videon poshtë).

A i keni dëgjuar ndonjëherë “derrat e shtrirë kolltuqeve” të flasin për këto, i është drejtuar Rama turmës së mbushur me punonjës së administratës?

“Jo –është përgjigjur vetë ai- sepse kadrinjtë pyesin njëri tjetrin për Niçen e Shijakut, Babale Alizotin, apo për mundësinë e vetvrasjes së presidentit dhe asnjëherë për problemet e njeriut të thjeshtë”.

Dhe në emër të kësaj padrejtësie të madhe që po i bëhet sukseseve të rilindjes, profeti i saj i ka bërë thirrje dishpujve të jenë aktivë me “Like” dhe “Share” në Facebook.

Po a është e vërtetë kjo tablo që vizaton Rama? A japin mediat në Shqipëri një vizion të shtrembëruar të realitetit?

Kush pasqyrohen më shumë në to, aferat e Babales dhe Agron Xhafajt, apo fjalimet plot propagandë të kryeministrit që jepet njëkohësisht live nga të gjitha televizionet së bashku, dy ose edhe tre herë në ditë?

Kush mer më shumë kohë televizive, vjedhja kriminale e votave nga Niçja i Shijakut, apo pemët që mbjelll çdo ditë kllouni i Bashkisë, që përbën lajm edhe kur pret në zyrë një aktor të estaradës?

Ç’do shqiptar e bën lehtë krahasimin.

Dhë në fakt korruptimi i pjesës më të madhe të makinerisë propagandistike është një nga arsyet se përse Rilindja vazhdon të jetë në pushtet.

Por, në shqetësimin që ka ngritur sot, Rama jo vetëm që ka gënjyer, por ai ka bërë edhe një autogol të rrezikshëm për të.

Sepse, nga njëra anë ai pretendon se partia e tij është më e votuara nga qytetarët, se ajo është e pakonkurueshme dhe e pamposhtshme nga askush dhe nga ana tjetër ankohet se populli po helmatiset nga kazanët dhe kadrinjtë.

Nëse Rama vërtet i fiton realisht zgjedhjet, nëse ai nuk rilind çamë në Dibër dhe Niçe në Durrës sikurse e akuzojnë, atëherë “propaganda” e armiqve të tij shpifës, del se nuk u besokërka nga shqiptarërt.

Por fakti që ai merakoset nga nxjerrja e skandaleve të qeverisjes tregon që ai ka frikë se mos i duhet një bandë më e madhe trafikantësh, më shumë koncesione dhe PPP, pra një buxhet më i madh për të harxhuar, për transformimin e rrezultatit të zgjedhjeve.

Ai duket sikur i bën thirrje militantëve t'a nihmojnë të ruajë në xhepat personalë ato para që oligarkët i derdhin për të blerë vota.

Sepse vetëm kështu shpjegohet shqetësimi ndaj “kafazeve të pllumbave me emrin kadrinj”.

Nuk mundet që Rama edhe të jetë i bindur se shqiptarët e votojnë ngaqë nuk i besojnë kazanit edhe t'u bëjë atyre thirrje për betejë kundër tij.

Këtu ka një kontradiktë. Të dyja nuk mund të jenë të vërteta.

https://youtu.be/inf4SvWUr7Q

 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI