Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Si të keni flokë të drejtë në mënyrë natyrale

Lapsi.al 22 March 2019
Si të keni flokë të drejtë në mënyrë natyrale

Për të gjitha vajzat që vuajnë për të drejtuar flokët, ka disa mënyra natyrale... pa piastër. Nëse i do flokët e drejtë, pa i shkatërruar, djegur apo dëmtuar, ja disa mënyra praktike.

Vaj i ngrohtë (jo i nxehtë). Vaj kokosi dhe vaj ulliri, të përzier bashkë. Aplikoje përzierjen në flokë të thatë, mbështille me një peshqir të ngrohtë dhe laje pas 45 minutash. Në vend të vajit të ullirit, mund të përdorësh edhe vaj bajamesh. Mjaltë dhe qumësht. Mund të përdorësh vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht. Në një shishe të vogël hidh qumështin, spërkat flokët, mbaji rreth 30 minuta që të ulin volumin dhe pastaj shpëlaji. Vaj ulliri dhe vezë. Vaji i ullirit është një ushqyes i natyrshëm, të cilin flokët e kanë mjaft të nevojshëm. Është shumë dobiprurës si në ushqimin e flokëve, po ashtu në përmirësimin e skalit. Trajtimi i flokëve me vaj ulliri dhe vezë ndihmon shumë në drejtimin dhe shkëlqimin e flokëve.

Për flokët e shkurtër dhe mesatarë, mjafton një e verdhë veze dhe një gjysmë filxhani kafe vaj ulliri, ndërsa për flokët e gjatë duhen dy të verdha veze dhe një filxhan vaj ulliri. Përzieje masën, vendose në flokë dhe pas një ore shpëlaji. Uthull molle. Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhi në një shishe, vendose në flokë të lagur dhe masazhoji ato me mollëzat e gishtave. Lëre masën të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlaji flokët.

Limon dhe kokos. Një tjetër recetë për flokë të butë dhe të drejtë është ajo e limonit, përzier me kokos. Kokosin e imët përzieje me ujë, derisa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shto pak lëng limoni dhe fute masën e përzier në frigorifer për ta ftohur. Aplikoje masën duke e masazhuar lehtë skalpin, mbuloje kokën me peshqir të ngrohtë dhe pas një ore, shpëlaje.

Të këshilluara

Trendet e pranverës në veshje (FOTO)

Jemi zyrtarisht në muajin e pranverës dhe kjo përkthehet ndryshe në ndërrim të garderobës. Më në fund kemi mundësinë që të heqim palltot, xhupat dhe xhaketat e ...

16:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI