Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë folur për humbjen 2-0 me Turqinë.
Ledian Memushaj: "Asgjë nuk shkoi, atë gol në fillim ia falëm. Pas golit nuk luajtëm keq, por i dyti na preu këmbët. Goli i dytë mbylli ndeshjen, më pas nuk patëm forca për të reaguar. Në Andorrë një ndeshje ndryshe, duhet të reagojmë menjëherë”,
Myrto Uzuni: “Rasti i humbur nga penalizoi shumë. Në qoftë se nuk shënon, normale që do pësosh. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Kemi pasur 2 mundësi shumë të mira. Me gjysmë gabimi u ndëshkuam. Ne nuk jemi Spanja që mund të shpërdorojmë 10-15 raste. Ato 2 raste që na vijmë duhet ti shfrytëzojmë. Na demoralizoi shumë goli i dytë i pësuar. Kemi krijuar shumë volum loje në pjesën e parë. Mbrojtja e Turqisë kishte problem mbrapashpinëm. I sulmonim gjithmonë. Në dyluftime mbrojtja jonë ishte më e avantazhuar se sulmuesit e Turqisë".
Bekim Balaj: "Turqia arriti të shënojë me një gabim tonin. Donim ti nisnim mirë këto eliminatore, por të vjen keq për një pjesë të parë që e bëmë më të mirë se Turqia. Kishim raste për të shënuar, dhe pësuam një gol të dhuruar, jo se u krijua nga ata. Gjithsesi, 0-2, na penalizon shumë ky rezultat".