Flash

Emilia Clarke tregon sëmundjen, 'Doja të vdisja'

Lapsi.al 22 March 2019
Emilia Clarke tregon sëmundjen, 'Doja të vdisja'

Emilia Clarke, ka gjetur kohë që të rrëfejë për diçka vërtetë personale për “New Yorker” dhe të tregojë për kohën që vuajti nga dy aneurizma në tru.

Ajo tregoi se për herë të parë se u diagnostikua me aneurizëm, në moshën 24 vjeçare, kur sapo kishte mbyllur xhirimet për sezonin e parë të “Games of Thrones”: “Isha duke u ushtruar me trajnerin tim, kur ndjeva një shtrëngim në tru. U përpoqa ta injoroja dhimbjen dhe të vazhdoja, por nuk munda. I thashë trajnerit tim që duhet të pushoja. Gati duke u zvarritur shkova në dhomën e zhveshjes, futa kokën në mes të gjunjëve dhe u ndjeva shumë, shumë keq. Ndërkohë, dhimbja në kokë ishte sikur po më godisnin, sikur më gjuanin me thikë dhe vazhdonte të bëhej më keq. E dija çfarë po ndodhte, truri im ishte dëmtuar”.

Më pas Clarke tregon se një grua e kishte ndihmuar të shkonte në spital, ku pas vizitës ju komunikua se vuante nga një hemorragji subarankoide, që do të thotë se kishte gjakderdhje në tru. Aneurizmat shpesh janë fatale, duke u bërë shkak për vdekjen e dikujt, ose mund të japin dëme të pariparueshme në tru. Për të parandaluar një gjë të tillë, Emilia ju nënshtrua një operacioni mini-invaziv në kokë, i cili zgjati tre orë, edhe pse fillimisht kishte hezituar pasi “nuk kishte kohë për kirurgji në kokë”. Kur u zgjua nga operacioni, në të cilin asaj ju fut një tel në një nga arteriet që shkojnë në tru dhe në zemër, gjithçka ishte në rregull dhe për dy javë nuk pati asnjë komplikacion. Më pas, siç tregon aktorja e njohur, erdhi një periudhë ku nuk mund të mbante mend as emrin e saj.

 

Të këshilluara

Jessie J tregon të pasmet me celulit (FOTO)

Ajo është duke shijuar romancën me të dashurin Channing Tatum, me të cilin është në një lidhje prej tetorit të vitit të kaluar. Jessie J vendosi që të tregon...

13:15

Rita Ora kthehet me ish të dashurin

U shkruajt gjatë në media për ndarjen e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora nga i dashuri i saj Andrew Garfield. Shkak për ndarjen sipas burimeve brend...

12:49

BE gjobit kompaninë e Google

Bashkimi Europian ka gjobitur kompaninë gjigande Google. Komisioni Europian lajmëroi kompaninë ditën e sotme që duhet të paguje 1.5 miliardë euro (1.7 mili...

11:00

Jennifer Lopez tregon pak nga klipi i ri

Festimet e fejesës morën fund dhe këngëtarja Jennifer Lopez u është rikthyer projekteve muzikore. Diva e muzikës pop ka lajmëruar se ka gati këngën e saj të ...

18:34

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI