Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

+18/ Dalin përgjimet për dosjen 'Babale', drejtori i policisë Fier i ofron para Alizotit për dëshminë e sajuar

Lapsi.al 22 March 2019
+18/ Dalin përgjimet për dosjen 'Babale', drejtori i

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji i cili është i marrë si i pandehur për dosjen “Xhafaj-Babale”, për kallëzim të rremë,  ka publikuar sot një Facebook një përgjim të ri. Përgjimi lidhet me historinë e Bables. Biseda e regjistruar është mes drejtorit të policisë Fier, Berti Nushi dhe Fredi Alizotit pasi ky i fundit ka dhënë “dëshminë e sajuar.”

Përvecse dëshmia e Alizotit është e sajuar, ky skandal tregon ndër të tjera edhe nënshtrimi e Policisë së Shtetit për interesa politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Drejtori i Policisë në Fier, zyrtari më i lartë i uniformave blu në atë qark, i ofron lekë Alizotit për të dhënë dëshminë që i interesonte Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Biseda e drejtorit të policisë me një njeri me precedentë penalë është e pazakontë për një zyrtar të nivelit të lartë, por në fakt ajo tregon batakun se ku ka rënë sot Policia e Shtetit dhe si po përdoret ajo për interesa politike.

“Piovra. Episodi 1.v Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate! Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18″, shkruan Salianji në Facebook.

Ndërkohë më poshtë është transkripti i bisedës së përgjuar.

" Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës."

Rasti Babale.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI