Aludimet filluan në fakt që në muajin dhjetor, në dasmën e Priyanka-s me këngëtarin Nick Jonas, ku të gjithëve i ra në sy mungesa e dukeshës dhe Prince Harry.
“Priyanka është mërzitur”- tha një burim në atë kohë, duke shtuar se kjo ndikoi edhe te vendimi i aktores për të mos marrë pjesë në baby shower-in e Meghan që u organizuar në New- York.
“Miqësia e tyre mbaron nëse Meghan nuk kërkon falje. Priyanka është një yll i madh ndërkombëtar me miliona followers në rrjete sociale. Ajo është ndoshta më e famshme në mbarë botën se sa Meghan Markle. Priyanka mendon se Meghan nuk e respektoi atë dhe nuk e respektoi miqësinë e tyre”.-u shpreh në atë kohë burimi.
Së fundmi, sipas një tjetër burimi për ENews në fakt nuk janë edhe aq të vërteta këto aludime.
Sikurse citon burimi, Meghan dhe Priyanka flasin të gjithë kohës me njëra tjetrën.
“Të gjitha thashethemet se Priyanka dhe Meghan nuk janë më mikesha nuk janë krejtësisht të vërteta.-shpjegon burimi. “Priyanka dhe Meghan janë ende shoqe shumë të ngushtë dhe ata komunikojnë shpesh më njëra-tjetrën.”