Flash

"Kishte të drejtë Mourinho", tifozët e United të zemëruar me Pogba

Lapsi.al 21 March 2019
"Kishte të drejtë Mourinho", tifozët e United të

Real një ëndërr, Zidane trampolina për t'u transferuar në Madrid. Tifozët e Manchester United të trembur, pas deklaratave të fundit të Paul Pogba nga grumbullimi me kombëtaren franceze. Në qendër të vëmendjes mediatike, ish-mesfushori i Juventus nuk e fsheh vlerësimin për një ndër klubet më prestigjoz në botë.

Çelësi i transferimit, përveç ëndrrës për të veshur fanellën e bardhë, është prezenca e trajnerit dhe bashkëpatriotit Zidane. Ky i fundit, i kthyer në Madrid me premtimin e presidentit Perez për kartë të bardhë në merkato, mund të ketë një efekt tërheqës mbi transferimin e mundshëm te Real të Paul. Por francezi është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në qershor 2021 dhe me daljen nga skena të "armikut" Mourinho, do ta linte Manchester me shumë vështirësi, pas rilindjes së tij dhe të skuadrës me mbërritjen e Solskjaer.

Janë 11 golat e shënuar në Premier nga Oktapodi, me United 2 pikë larg vendit të katërt të zënë nga Arsenal dhe në çerekfinale të Champions. Por nëse Zidane duhet vërtetë të ngrejë telefonin, atëherë Pogba mund të lëkundet. Me United që do të ngushllohej me një mal me para, jo më pak se 120 milionë euro.

Një perspektivë që i tërbon tifozët e Manchester, që pas fjalëve të Pogba kanë shpërthyer në rrjetet sociale: "Komentet e Mourinho për virusin Pogba papritur kanë një sens të ri", nënvizon dikush, ndërsa një tjetër shkruan "Pikërisht kur nisi të më pëlqente Pogba prishi gjithçka".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI