Flash

Higuain në verë kthehet tek Juventus: Chelsea gati të shkarkojë argjentinasin

Lapsi.al 21 March 2019
Higuain në verë kthehet tek Juventus: Chelsea gati të

Gonzalo Higuain mund të kthehet tek Juventus. Lajmin e ka bërë të ditur Mirror, duke shpjeguar detajet e një rikthimi befasues të Pipita tek bardhezinjtë. Sipas asaj që bë të ditur e përditshmja angleze, Chelsea së shpejti mund të vendosë të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas, duke hequr dorë si nga mundësia për të shtuar huazimin me 12 muaj të tjerë, ashtu dhe nga opsioni i blerjes. Përfaqësimet e Gonzalos duket se nuk e kanë bindur klubin londinez, por bllokimi i merkatos së Bluve është e vetmja gjë që i jep ndonjë shans qendrimit të argjentinasit në Londër.

Juve, Milan, Chelsea, Juve. Pasi u largua nga Torino vetëm një vit më parë, në verë për Higuain po merr formë një rikthim tek bardhezinjtë. Të paktën përkohësisht. Pipita nuk është më në planet e Juventus dhe në qershor Paratici mund ti duhet të gjejë një tjetër klub të interesuar për sulmuesin argjentinas, për të evituar një situatë të sikletshme.

Nga Anglia nuk vijnë lajme të mira për konfirmimin e mundshëm të lojtarit tek Chelsea. Me vetëm tre gola të shënuar që kur mbërriti në Stamford Bridge, Higuain shpejt mund të "shkarkohet" nga Chelsea, që nuk duket se ka ndërmend të bëjë të vlejë opsionin për huazimin apo blerjen definitive të lojtarit. Hipotezë që në Torino do ti komplikonin jo pak planet e Paratici, që vetëm bllokimi i merkatos së Chelsea e ngushëllon. Me Giroud e Hazard me valixhet gati, në qershor Blues mund të ndryshojnë ide për Pipita për të mos mbetur pa sulmues. E ardhmja e Higuain është në duart e Chelsea.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI