Flash

Siri, luftë për të marrë enklavën e fundit e ISIS

Lapsi.al 20 March 2019
Siri, luftë për të marrë enklavën e fundit e ISIS

Forcat Demokratike të Sirisë kanë kryer një tjetër operacion pastrimi këtë të mërkurë në enklavën e fundit ku vepron ISIS, në Sirinë Lindore.

Luftëtarët me armë në duar bënë kërkime në Baghouz, qytet shumë pranë kufirit me Irakun, për të gjetur xhihadistë që mund të jenë fshehur.

Kërkimet ishin intensive, mirëpo nuk janë shënuar përplasje dhe as viktima. Disfata e ISIS në Baghouz do t’i jepte fund kontrollit të saj territorial mbi një pjesë të konsiderueshme territori në Siri dhe në Irak, vende që janë mbajtur nën kontroll prej organizatës terroriste që nga viti 2014, shkruan “Reuters”.

Ndërsa kjo duket të jetë një betejë finale me rëndësi ndaj ISIS, por se kërcënimi prej terroristëve xhihadistë mbetet real. Një zëdhënës i milicisë së Forcave Demokratike të Sirisë deklaroi se kishin bërë ofensive në Baghouz, duke shtyrë luftëtarët e ISIS drejt zonave më pak të “lakmuara” ose në kampe të improvizuara.

Të këshilluara

SHBA/ Përmbyset autobusi me 75 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin e Virxhinias, ku një autobus që transportonte 75 vetë, ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Nga ky aksident kanë ...

18:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI