Flash

Panucci ka bërë "armiqtë" e tij: shtohet numri i dezertorëve dhe kritikëve të regjimit të italianit

Lapsi.al 20 March 2019
Panucci ka bërë "armiqtë" e tij: shtohet numri i

Mund të jetë mënyra e tij e administrimit të grupit, ndoshta është mësuar me mentorin e tij Fabio Capello, një i fortë me të fortët, por Christian Panucci vetëm fryte nuk po merr nga regjimi me të cilin kërkon të imponohet në skuadër. Një zgjedhje prej rreshteri, me grusht të hekurt, pa kërkuar shpjegime dhe arsye: thjesht ka përcaktuar rregullat që duhen ndjekur dhe asnjë faktor i jashtëm nuk bën punë për të qenë disi më elastik në raportin me lojtarët (gjë që në fakt nuk e bën me median, edhe pse me raste rebelohet edhe aty).

Italiani nuk e pati jetë të lehtë impaktin me Shqipërinë, duke vuajtur mbi të gjithë hijen e Gianni De Biasi. Një fakt ky që tentoi ta aneksonte me arrogancën e të qenit Panucci, duke harruar se ndonëse lojtar i madh dikur, për trajner i tillë duhet të provonte gjithcka gjithkujt. Cikalleshi e provoi i pari disiplinën e hekurt të Panuccit: u la jashtë kombëtares, sepse iu desh të nënshkruante kontratën e jetës dhe e bëri duke vënë në dijeni italianin të parin: "Ekziston email për kontratat, ekizstojnë menaxherët që ta sjellin kontratën. Nëse avioni është në 8 dhe në 9 duhet të firmosë kontratën, menaxheri duhet të vijë në Tiranë për të firmosur, sepse kombëtarja është kombëtarja. Nëse nuk e di se lojtari mund të firmosë me email, apo vjen menaxheri këtu, kjo është çështje tjetër” deklaronte në 28 gusht të dy viteve më parë italiani, që ndoshta duke qenë një lojtar i kalibrit Milan, Real Madrid, Roma apo Inter nuk i kupton vështirësitë e një futbollisti shqiptar.

Konfrontimi me Xhakën ishte më impulsiv, por ishte i vetmi që pati edhe reagimin e mesfushorit, ndonëse u zgjidh ashtu si duhej të zgjidhej, me rikthimin e paqes dhe Taulantit në kombëtare. E sikur të mos mjaftonin rezultatet negative, që vetëm në favor të teknikut nuk flisnin, apo dhe dëmtimet penalizuese, Panucci gjeti si devijim të vëmendjes një tjetër rast disiplinor: përjashtimin e Thomas Strakoshës, për shkak se portieri humbi avionin në trafikun e rënduar pas një aksidenti në autostradën e Romës drejt aeroportit.

Asgjë të pakalueshme në një mardhënie me një futbollist korrekt, por Panucci vendosi veton, duke i kërkuar 24 vjecarit të qendronte në Itali si dënim. Një mënyrë arrogante të të bërit të gjërave, që ka bërë të shpërthejë pakënaqësia e të gjithëve, të atyre që nuk grumbullohen më, të atyre që shpresonin të merrnin një ftesë, apo edhe të atyre që mendojnë se po i bëhet padrejtësi. Emir Lenjani i pari u distancua nga kombëtarja, duke shprehur qartë se sa kohë të jetë Panucci kalimtari në pankinë, ai shqiptari nuk do të vijë më në skuadër. Nuk duket mënyra e duhur për të kërkuar vëmendje, nga një futbollist që ka veshur fanellën edhe kur nuk kishte një skuadër. Por kjo pak rëndësi ka. Fakt është se edhe Rei Manaj ka dalë kundër teknikut, Bare nuk mund të ketë raport të mirë, i kaluar nga Andi Lila në hierarki, madje edhe në dëmtimin e tij u parakalua nga Ramadani.

Nuk është se kanë të drejtë lojtarët, nuk është se është kjo mënyra e duhur apo e gabuar e të bërit të gjërave, por e sigurtë është se simpatia për Panuccin në grupin kuqezi, nuk është më ajo e fillimit dhe fajtor për këtë është vetë italiani. Një komandant e ka vendin në regjiment, në fushë lojtarët kanë nevojë për një trajner, që të di edhe ti kuptojë, përvecse të kërkojë llogari...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI