Flash

Kylie Jenner shtatëzanë për herë të dytë?!

Lapsi.al 20 March 2019
Kylie Jenner shtatëzanë për herë të dytë?!
Ndërkohë që po përflitet për tradhtinë e partnerit, Travis Scott, dhe marrëdhënien e tyre jo si më parë, Kylie Jenner është vendosur në qendër të mediave rozë, pas lajmeve se mund të jetë duke pritur fëmijën e saj të dytë. Burimi i këtij lajmi janë pikërisht komentet dyshuese të fansave të saj të cilët kanë dhënë disa teori në lidhje me shtatzënine e Kylie-t. Nuk e dimë sesi kanë dalë në këtë rezultat duke qenë se Kylie është një gjeni në mbajtjen e sekreteve për muaj të tërë, megjithatë postimet e saj janë dyshuese. Shkak është bërë kjo foto e fundit e Kylie-t, të cilën ajo e përshkruan: “Vajza ime është mbërthyer pas meje si ngjitës kohët e fundit”. Në një tjetër video me Stormi-n Kylie, dëgjohet duke thënë: “Vajzë! Duhet t’i bësh gjërat pa mua!”. Dhe përgjigja e Stormi-t ishte: “Po”! Fakti që Stormi është shumë e lidhur pas të ëmës, është marrë si një shenjë se ajo ndjen ose di diçka.
“Sa e ëmbël, ndoshta e ndjen që po i vjen një motër ose vëlla. Thjesht them”, shkruan një fanse. “Ndoshta je shtatzënë”, shkruan një tjetër.
Në janar, Kylie hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një shtatzëni të dytë me një “Jooo”, të madhe.

Të këshilluara

Publikohet traileri i 'Toy Story 4' (Video)

Ata janë lodrat e dashura e besnike që marrin jetë kur nuk i sheh njeri dhe 20 vite pas shfaqjes së filmit të parë, Woody dhe Buzz do të kthehen në ekranin e ma...

11:20

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI