Flash

"Fox News" zbulon të vërtetën e tërheqjes së kandidates për ambasadore në Shqipëri nga presidenti Trump

Lapsi.al 20 March 2019
"Fox News" zbulon të vërtetën e tërheqjes së

Presidenti Donald Trump ka kthyer mbrapsht kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec si ambasadore e SHBA-së në Tiranë.

Shkak i tërheqjes së kandidaturës të Kavalec sipas "Fox News" është bashkëpunimi i saj me spiunin që hartoi dosjen false për presidentin Trump, si dhe informimi i një zyrtari të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

“Fox News”, duke iu referuar një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, thotë se Kavalec kishte takuar personalisht dhe ishte në komunikim me ish-spiunin britanik Christopher Steele.

Steele njihet si hartuesi i dosjes false per Trump dhe kishte informuar një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Sipas “Fox News”, provë e bashkëpunimit mes Kavalec dhe Steele para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, janë edhe disa emaile, që zbulojnë se ata kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.

Zonja Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.

“Ajo është emëruar përmes procesit të karrierës, por presidenti tërhoqi nominimin e saj,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, faqja e internetit të Departamentit të Shtetit vazhdon ta tregojë Kavalec si kandidate.

Kavalec njihet si punonjëse e Departamentit të Shtetit dhe ka punuar për sekretaren e shtetit Victoria Nuland.

Gjithashtu, ajo ishte përkrahëse e ish presidentit Barack Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, duke dhënë një donacion të vogël prej 250 dollarësh në 2012 në Fondin e Fitores së Obama dhe një tjetër prej 250 dollarë për Clinton në 2016.

Të këshilluara

SHBA/ Përmbyset autobusi me 75 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin e Virxhinias, ku një autobus që transportonte 75 vetë, ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Nga ky aksident kanë ...

18:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI