Flash

UNESCO: Mbi 2 miliardë njerëz privohen nga e drejta e ujit

Lapsi.al 19 March 2019
UNESCO: Mbi 2 miliardë njerëz privohen nga e drejta e ujit

Pavërësisht përparimeve të bëra gjatë 15 viteve të fundit, uji i pijshëm, i sigurt dhe i pastër, është një objektiv i paarritshëm për pjesën më të madhe të popullsisë në botë.

Në vitin 2015, tre në 10 persona (2,1 miliardë) nuk kishin qasje te uji i pijshëm dhe 4,5 miliardë njerëz, ose gjashtë në 10, nuk kishin shërbime sanitare të sigurta.

Kjo u zbulua nga raporti i fundit i UNESCO-s mbi çështjen e ujit në botë me titull “Askush të mos mbetet pas”, botuar në kuadrin e Ditës Botërore të Ujit, që është 22 marsi.

Në 2017, konfliktet dhe përndjekjet detyruan 68,5 milionë njerëz të iknin nga shtëpitë e tyre, ndërsa 25,3 milionë njerëz në vit janë të detyruar të emigrojnë për shkak të fatkeqësive natyrore, dy herë më shumë se në fillim të viteve ‘70.

“Refugjatët janë një kategori shumë e prekshme”, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën duke kujtuar se qasja te uji i pastër është një e drejtë njerëzore e njohur ndërkombëtarisht.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI