Flash

Ramis Jonuzi, shqiptari që u vra për 210 dollarë në Australi

Lapsi.al 19 March 2019
Ramis Jonuzi, shqiptari që u vra për 210 dollarë në Australi

Një qiradhënës në Australi është dënuar me 11 vite burgim për vrasjen e shqiptarit Ramis Jonuzi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 në Melbourne. BBC raporton se Jonuzi u vra për shkak se nuk kishte mundësi të paguante dhomën që kishte marrë me qira nëpërmjet shërbimit online “Airbnb”. I akuzuari Jason Colton 42 vjeç u vetëdeklarua fajtor, por mohoi vrasjen.

Ramis Jonuzi 33 vjeç ishte djalë i një familje emigrantësh shqiptarë në Australi. Ai u vra pasi nuk kishte në llogari 210 dollarë australianë për të bërë pagesën e dhomës që kishte marrë me qira. Një gjyqtar e përshkroi sulmin ndaj shqiptarit si “frikacak, të egër dhe të paprovokuar”. Gjatë seancës u dëshmua e gjithë dinamika e ngjarjes.

Ramis Jonuzi kishte marrë me qira një dhomë në lagjen “Brighton East” të Melbourne. Aty do të qëndronte deri sa të përfundonte disa punë personale. 33-vjeçari kishte rezervuar dhomën me qira për 3 netë. Më vonë ai kërkoi të zgjaste qëndrimin e tij edhe me 1 javë kundrejt pagesës prej 210 dollarë australianë. Megjithatë, kur mbërriti dita për të bërë pagesën, në llogarinë e tij shqiptari kishte më pak se 10 dollarë australianë.

Për shkak të mospagesës, ai u godit dhe u dhunua nga qiradhënësi Jason Colton, duke marrë dëmtime nga të cilat gjeti vdekjen. Në vrasjen e shqiptarit kishin marrë pjesë edhe dy persona të tjerë, Craig Levy dhe Ryan Smart, të cilët janë dënuar më herët nga gjykata dhe po vuajnë dënimin prej 9 vitesh dhe 7 vitesh burg respektivisht.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI