Flash

Përse Justin dhe Hailey nuk po i japin drejtim dasmës së tyre

Lapsi.al 19 March 2019
Përse Justin dhe Hailey nuk po i japin drejtim dasmës së tyre

Justin Bieber së fundmi ka pasur probleme serioze me shëndetin e tij dhe personi që i ka qëndruar më afër ka qenë bashkëshortja, Hailey Baldwin.

Për ata që e kanë humbur si informacion, Justin ka rrëfyer publikisht se po përballet me një gjendje jo të mirë emocionale dhe se vuan nga depresioni.

Rikujtojmë se gjatë një interviste të mëparshme për “Vogue” ai rrëfeu se fama është faktori kyç që ka ndikuar negativisht.

Bieber ka celebruar dashurinë me modelen bukuroshe ligjërisht në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë muajt e fundit ka shtyrë me radhë disa herë dasmën që çifti dëshironte të bënte.

Për më tepër ata ende nuk kanë vendosur një datë fikse për dasmën e shumëpritur!

Dhe e dini pse?

Sepse dasma nuk është në fokusin e tyre aktualisht! Kështu është shprehur një burim i afërt i Justin, për “People.”

“Ata do të presin derisa Justin të ndihet më mirë dhe të jetë i lumtur të organizojë dasmën e tij sërish. Bieber është i fokusuar në ndjekjen me përpikmëri të trajtimeve për shëndetin mendor. Ai dhe Baldwin aktualisht janë në Los Angeles dhe bashkëshortja e tij nuk po i bën asnjë lloj presioni. Ajo thjesht dëshiron që ai të fokusohet në shëndetin e tij mendor”, tha ndër të tjera burimi.

Po ashtu ai ka sqaruar se ylli i muzikës është i suportuar gjatë gjithë kohës nga Hailey: “Ka shumë njerëz që e duan dhe kujdesen për të dhe po e ndihmojnë të përballet me atë që duhet të përballet. Një ndër këta njerëz është absolutisht Hailey e cila është gjithë kohën aty, për atë! Ajo e kupton plotësisht dhe është 100% e gatshme për ta ndihmuar. Ai është shumë me fat që e ka modelen në krah!”

Të këshilluara

Kourtney K dështon me photoshop-in (Foto)

Vetëm pak ditë pasi qarkulloi lajmi se motrat e familjes së njohur paguanin paparacët dhe fotografët për ti edituar fotot dhe për të përdorur programin Facetune...

12:44

Ndahet nga jeta këngëtari shkodran

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai u shua në moshën 84-vjeçare për shkak të një sëmundje. Shuqyri Alushi ishte një prej kë...

11:30

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI