Flash

Juventus 96' reagon ndaj akuzave për doping: "Endt, turp! Një motiv më shumë për të eleminuar Ajax"

Lapsi.al 19 March 2019
Juventus 96' reagon ndaj akuzave për doping: "Endt, turp!

Pas akuzave të forta të David Endt, menaxher i skuadrës së Ajax në kohët e finales së Kupës së Kampioneve në Romë në 1996, kanë reaguar bardhezinjtë. Ciro Ferrara ka replikuar duke përdorur ironinë, duke treguar një anekdodë pikërisht për atë që ndodhi para asaj ndeshje.

"Pa dashur të futem në polemika - tregon ish-mbrojtësi bardhezi për Sportmediaset - po kujtoj se ishte pikërisht David Endt që na ndihmoi shumë në atë sukses. Pak ditë para finales finale, pyetjes se kush do ta fitonte Champions, Van Gaal iu përgjigj 'nuk e di kush do ta fitojë kupën, por di se ajo kupë do të kthehet në avionin tonë'. Sa për ta ditur përgjegjësi i komunikimit të hollandezëve, ajo deklaratë na tërboi dhe trofeu mbeti në Itali".

Nëse Ciro Ferrara preferoi ironinë, duke fshehur kështu tërbimin e tij, Alessio Tacchinardi nuk ka bërë të njëjtën gjë dhe fjalëve të Endt ("Juventus që fitoi Champions kundër nesh në '96 ishte me doping ") i është përgjigjur ashpër i nervozuar.

"Dëgjova afirmimet e të famshmit David Endt - deklaroi ish-mesfushori - e i them vetëm të ketë turp. Turp të të vijë! Ajo skuadër punoi nga dita e parë për ta sjellë kupën në Torino dhe kurorëzoi një ëndërr. Prandaj, edhe një herë, të të vijë turp! Madje, shpresoj që këto fjalë të jenë një stimul më shumë për djemtë ta eleminojnë edhe një herë Ajax. E në cdo rast, turo të kesh!"

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI