Flash

Ankandi i çmendur: çëmçakizi i fundit i përtypur nga Ferguson kushton ...një pasuri

Lapsi.al 19 March 2019
Ankandi i çmendur: çëmçakizi i fundit i përtypur

Dikur i quanim relike, por objektet për t'u mbajtur tashmë si kujtim, sidomos ato të protagonistëve të botës së futbollit, kapin kufijtë e cmendurisë. Pak muaj më parë, fatlumi i makinës së parë të CR7 mundi të shiste një makinë të 2003 me një cmim shumë më të lartë se ai në treg. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me cmendurinë e fundit ...

Sa mund të kushtojë një cëmcakiz? Mesatarisht disa qindarka, për një të re. Një e përdorur pastaj, nuk vlen fare, edhe mund ta hedhësh. Gjithnjë nëse "e shenjta" nuk është e Sir Alex Ferguson. Skocezi, gjatë karrierës së tij, nuk kalonte kurrë asnjë ndeshje pa përtypur chewing-gum. E sa mund të vlejë e fundit nga mijëra cëmcakizë që Sir Alex ka përtypur në më shumë se 1500 ndeshje në karrierë, që i takon ndeshjes kundër West Bromwich në 2013? Shumë, jashtëzakonisht shumë.

Madje shifra që është paguar për të ka kaluar përtej imagjinatës. Gati 400 mijë stërlina, fituar nga një ankand në eBay. Nëse të ardhurat nuk do të shkonin për bamirësi tek Manchester United Foundation, mund të flitej për një cmenduri. E megjithatë, sipas SportBible, shkoi pikërisht kështu. E të mendosh se është mundësia që produkti mund të mos jetë fare i Ferguson, si specifikon pronari me shumë ndershmëri. “Cëmcakiz i përdorur: I rrallë. Rikuperuar në terrenin e The Haëthorns. Mund ti përkasë Sir Alex”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI