Flash

Lilly Singh hyn në histori si femra e vetme që do të drejtojë një program në orët e vona

Lapsi.al 18 March 2019
Lilly Singh hyn në histori si femra e vetme që do të

Në shtator të këtij viti, ylli i Youtube-t Lilly Singh do të drejtojë një emision të përditshëm në orët e vona të mbrëmjes në NBC. Lilly është e vetmja femër në botë, që do të drejtojë program të tillë në një rrjet gjigant transmetimi. Së fundmi, ajo deklaroi se është biseksuale, çka e bën edhe një ndër të paktat gra të komunitetit LGBTQ+ që drejton një emision argëtues në orët e vona.

“Jam shumë e lumtur që do të bashkëpunoj me NBC. Shpresoj që prindërit e mi ta konsiderojnë këtë lajm po aq emocionues sa ideja e të pasurit një nip/mbesë.” – u shpreh ajo këtë të enjte te “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Emisioni, i cili do të quhet “A Little Late With Lilly Singh” do të zëvendësojë show-n amerikan “Last Call With Carson Daly”. Pas dy dekadash transmetim, Daly deklaroi në shkurt se duhet të kalojë më shumë kohë me familjen si edhe do të përqëndrohet në prezantimin e “The Voice” dhe “Today”.

Sipas NBC, “A Little Late With Lilly Singh” do të paraqesë intervista me të ftuar dhe skeçe humoristike.

Singh u bë e famshme përmes kanalit të saj në YouTube, “IISuperwomanII”, i cili ka më shumë se 14 milionë ndjekës. Ajo realizon më së shumti skeçe që i referohen origjinës së saj indiane. Përveç kësaj, Lilly ka marrë pjesë në filma si “Bad Moms” dhe “Fahrenheit 451” (HBO).

Në vitin 2017, Lilly Singh u rendit e dhjeta në listën e Forbes në lidhje me yjet më të paguar të YouTube-it. Në po të njëjtin vit, Forbes e renditi “IISuperwomanII” të parën në Listën e Njerëzve më me Ndikim në kategorinë Entertainment (argëtuese).

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori amerikan

Aktori Richard Erdman, i njohur për audiencën si Leonard, rol në filmin e famshëm “Community”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Përveç rolit të Leonard...

17:25

Beren dhe Kenan i japin fund martesës

Beren Saat dhe Kenan Dogulu janë përfolur së fundmi për një krizë në martesën e tyre. Lajmet e shumta rreth divorcit, nuk janë pohuar apo mohuar nga çifti. Megj...

16:50

Aksident për aktorin turk Burak Deniz

Aktori ka patur një incident së fundmi, prej të cilit është detyruar të shkojë menjëherë në spital. Për Burak Deniz, dita e djeshme nuk ishte aspak e këndshme. ...

16:15

'Një çmim' në nder të Amal Clooney

Në fillim të kësaj jave Amal dhe George Clooney ishin të ftuarit special në pallatin Buckingham në një darkë të organizuar nga Princ Charles. Së fundmi është zb...

15:22

Kylie dhe Travis, drejt ndarjes

Muajin e fundit familja Kardashian- Jenner u përfshi në një sërë skandalesh.Në qendër duket se qëndorn Kylie Jenner, e cila vec tradhëtisë që mori nga shoqja e ...

15:13

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI