Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Humbe avionin? Rreshter Panucci nuk fal: Strakosha ka fatin e Cikalleshit

Lapsi.al 18 March 2019
Humbe avionin? Rreshter Panucci nuk fal: Strakosha ka fatin e Cikalleshit

Christian Panucci e ka patur gjithnjë qëllim të shfaqet nën kostumin e rreshterit arrogant, për ti bërë të tjerët ta ndjekin e ti binden, duke kërkuar ta marrë respektin në një mënyrë pak ortodokse. E bëri këtë që në fillim, ndaj Sokol Cikalleshit, një djali që deri në atë moment nuk ishte bërë kurrë protagionist jashtë fushës. Sulmuesi nënshkroi një kontratë shumë të rëndësishme për të ardhmen e tij dhe e sqaroi italianin për këtë, por impulsiviteti i Panuccit u shkarkua me forcë mbi të duke e bërë shembull.

Ndoshta mund të kishte edhe të drejtë në atë kohë tekniku, kur sapo dëshironte të vendoste veton, i përndjekur nga hija e De Biasit, edhe pse për të marrë një vendim të tillë duhet edhe një backgrand problematic, që Cikalleshi nuk e kishte. Problemi është se Panucci e ripërsëriti veprimin e tij, këtë herë ndaj emrit më të rëndësishëm të kombëtares Thomas Strakosha. Numri 1 i Lazios, në fushë pasditen e djeshme kundër Parmës, ka humbur fluturimin për në Tiranë: trafikun ka akuzuar Strakosha, që ka marrë përgjigjen arrogante, nëse nuk je në kohë me të tjerët, atëherë mos eja fare.

E dyta herë që urdhërat e një trajneri që përpiqet të sillet si rreshter, bien mbi lojtarë që kundërshtimin nuk e njohin, e madje kanë qenë gjithnjë ekzemplarë në sjelljen e tyre. Nëse do të kishte bërë një déjà vu të situatës kur mori drejtimin e kuqezinjve, Panucci do të kishte kuptuar se kjo mënyrë e të sjellurit nuk I solli asgjë të mirë. Ashtu si nuk do ti sjellë lënia jashtë e Thomas Strakoshës. Ndoshta rezultati i ndeshjes me Turqinë mund të mos vendoset nga mungesa e portierit të Lazios, por asnjë prej trajnerëve të skuadrave të mëdha klube apo kombëtare nuk do të vepronte kështu me yllin e skuadrës…për më tepër që mungesën e ka të shpjeguar…Gjithësesi nëse doni të luani me kombëtaren, bëni mirë të mos e humbni avionin: Panucci nuk fal

DUKA NË KRAH TË PANUCCIT

Pasi e ka mbështetur kur të gjithë opinionin dhe rezultatet I kishte kundër, Armando Duka i del edhe një herë në mbrojtje teknikut të përfaqësueses: :Më vjen keq për portierin e Kombëtares, Strakosha. Është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Një nga më kualitativët të skuadrës, por edhe disiplina është lojtar akoma më i rëndësishëm për skuadrën. Nga kontakti që kam pasur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive për të munguar. Përderi sa gjithë shokët vijnë në orar, duhet të respektosh orarin. Është një humbje për skuadrën teknikisht, si dhe një fitore për disiplinën. Si dhe një mësim për lojtarin, që ekipi Kombëtar është mbi gjithçka.

REAGIMI I KODUAR I STRAKOSHES

Till i Colapse (deri sa të rrëzohem) është kënga e Eminem me të cilin portieri i Lazios Thomas Strakosha ka reaguar në mënyrë të koduar por krejtësisht të qartë, mbi lënien jashtë skuadre nga tekniku Christian Panucci, pasi humbi avionin një ditë më parë…

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI