Inter fiton në derbi dhe ringrihet, duke u kthyer në vendin e tretë në Serie A. Milan ndalet pas 5 fitoresh radhazi: në San Siro përfundon 3-2 për zikaltrit, në një ndeshje të mbushur me emocione e episode. E në fakt ndeshja nisi problematike për të besuarit e Gattuso: në minutën e 3' Perisic harkon saktësisht për spondin e Lautaros, që i jep mundësinë Vecino të kalojë në avantazh Inter. Goditje që lë pasoja për Milan që e ka të vështirë të kthehet në lojë, edhe pse Paquetà shqetëson dy herë portën e Handanovic e portieri zikaltër tregon vlerat edhe ndaj Calhanoglu.
Në kampin tjetër, Vecino kishte në këmbë mundësinë e dyfishimit, por shënjestra ishte ajo e gabuara, përpara se Skriniar të frikësonte Donnarumma në goditjen me kokë, në zhvillimet e një këndore. Përtej rasteve, decizive duket vështirësia e kuqezinjve për të mbuluar fushën, ku janë vendosur më mirë të besuarit e Spalletti, të paktën në 45' e para.
Panorama është pothuaj e njëjtë, edhe pse Gattuso ndryshoi me Castillejo për Paquetà, në tentativën për të dhënë më tepër dinamizëm. Shkon më keq, sepse në të 51', në krosimin e Politano, De Vrij me kokë shënoi golin e dytë. Kush mendon se ndeshja u mbyll e ka plotësisht gabim sepse, gjashtë minuta më pas Bakayoko gjen impaktin e duhur me topin, në krosimin e Calhanoglu, duke mundur Handanovic. Ndeshja është e hapur dhe Milan beson, por në të 67' Castillejo prek Politano në zonë: Penalltinë e transformon Lautaro Martinez, por emocionet nuk kanë të mbaruar. Musacchio rifut në lojë kuqezinjtë, duke ngushtuar difrencën në 2-3. 19 minutat për të ndryshuar fatet e derbit nuk i shfrytëzon Milan, ndërsa Conti ndëshkohet me karton të kuq. Situata korigjohet me VAR e Spalletti largohet nga fusha për protesta, por në fund Inter fiton përsëri derbin, duke e çuar pathyeshmërinë në sfidat qytetase në 6 ndeshje.