Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Pas deklaratës së Fifit reagon Mentor Haziri: Mëso të shkruash

Lapsi.al 16 March 2019
Pas deklaratës së Fifit reagon Mentor Haziri: Mëso të

Mentor Haziri ka sqaruar përmes një postimi në Instagram, deklaratën e tij për Fifin dhe Mc Kreshën, në emisionin “Mirage”.

I pyetur për vlerësimin e dy artistëve, Fifi dhe MC Kresha me 4 pikë, Mentori tha se kënga ishte e mirë, por këngëtarja Fifi nuk e solli në formën e saj më të mirë pas stonoi:

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Fifi, e cila i kujtoi Mentorit kohën kur ishte i mirë artistikisht dhe këndonte këngët e Flori Mumajesit.

“E para, më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës ‘Psikopatja Jote’. Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë, në këtë rast me Florin që të ka prodhuar këngë. Është pak ulje që ti sot del dhe thua janë marrë vesh artistët me njëri-tjetrin për punë pikësh kur edhe ti besoj se je ndër ata që ke bashkëpunuar. Më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull. Më vjen keq që ke marrë 3 vite pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i janë ndërruar rregullat, ka kohë. Nuk mbahet mend që kur ‘Kënga Magjike’ është votuar me juri”,- u shpreh këngëtarja në lidhje me votimin mes kolegëve.Por në një postim në Instagram Mentori tha se pavarësisht se kënga ishte e mirë, performanca në atë natë nuk ishte e mirë.

Pas reagimit të Fifit, Mentori edhe njëherë përmes një postimi sqaron se vlerëson Kreshën si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjentë, por atë natë kishte probleme me kufje.

Kurse, për Fifin thotë “Kolegia e tij ishte jashtë notave totalisht në performancen e saj por kjo dhe mund të rregullohet me ushtrime të këndimit live, ne skenë të madhe siç është Kënga Magjike (edhe perderisa shquhet si tekstshkruese i preferoj që të mësohet të shkruajë më mirë)”.

Të këshilluara

FOTO/ Divorcohet Grida Duma

Grida Duma, ish-deputete e PD-së, njëherësh anëtare e kryesisë së kësaj partie ka vendosur t’i japë fund martesës me bashkëshortin e saj Ilir Shqina. Ka qenë Du...

20:55

Sezoni final i 'Big Bang Theory'

Sezoni 12 që po transmetohet i “The Big Bang Theory” do të jetë dhe i fundit i serialit ikonë komedi të “CBS”. Lajmi për përfundimin e tij ishte shumë i dhimbsh...

16:48

A është ndarë apo jo Skerdi nga e fejuara

Në dhjetor, Skerdi kurorëzoi dashurinë me Vesa Ramën, gazetaren e Klan Kosovës. Por vetëm pak kohë më pas u mendua se çifti i kishte dhënë fund romancës, pasi k...

16:03

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI