Flash

Ministria e Jashtme ruse: Do t'i përgjigjemi sanksioneve të BE-së

Lapsi.al 16 March 2019
Ministria e Jashtme ruse: Do t'i përgjigjemi sanksioneve të

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se Moska do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian, ka raportuar sot agjencia e lajmeve ruse, Interfax.

BE-ja, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë më 15 mars vendosën sanksione të reja, për të ndëshkuar Rusinë për sulmin e vitit 2018 mbi tri anije ukrainase, si dhe për aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen për separatistët dhe veprimet e tjera në lindje të Ukrainës.

“Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian tregon jorespekt për të drejtën e Federatës Ruse që të mbrojë kufijtë e shtetit”, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme ruse.

 Rusia kapi tri anije detare ukrainase së bashku me 24 anëtarët e ekuipazhit nëntorin e vitit të kaluar pranë Ngushticës Kërç, që lidh Detin e Zi me Detin Azov.

Moska pretendon se këto anije kanë hyrë ilegalisht në ujërat territorial rus pranë Krimesë, të cilën Rusia e ka aneksuar nga Ukraina më 2014.

BE-ja njoftoi më 15 mars se sanksionet kanë për cak tetë oficerë rusë, të cilët kanë qenë të përfshirë në incidentin e nëntorit. Në listën e sanksioneve të BE-së tani janë 170 individë dhe 44 entitete.

Uashingtoni po ashtu ka thënë se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të incidentit në Ngushticën Kërç.

“Sanksionet e sotme kanë për cak individë dhe entitete që kanë luajtur rol në sulmet e pajustifikueshme të Rusisë mbi anijet ukrainase në Ngushticën Kërç, aneksimit të Krimesë dhe mbështetjen e zgjedhjeve të paligjshme të separatistëve në lindje të Ukrainës”, tha më 15 mars, Departamenti i Thesarit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI