Derbi mes Milan e Inter të dielën në mbrëmje ka thyer cdo record hyrjesh për Serie A, me më shumë se 5,7 milionë euro. Përplasja e 223 e Milanos i ka të gjitha vendet e ezauruara: mbeten vetëm 1 000 bileta në sektorin e miqve. Do të ketë dicka më shumë se 4 mijë tifozë të huaj dhe do të jenë 590 përfaqësues të Milan Club në shkallët e stadiumit, ku më i largëti vjen nga Bahrein. Derbi do të transmetohet në 200 shtete. E mbushur krejtësisht tribuna e shtypit, me 600 persona të arkedituar, mes të cilëve 260 gazetarë, 60 fotografë e më shumë se 300 punonjës të produksioneve televizive.
Jashtë San Siro, në linjë me slloganin dedikuar ndeshje ("Join The Flame"), do të projektohen fasha drite për të krijuar efektin e zjarrit. Përpara ndeshjes, reperi Ghali do të performojë këngën e tij të re "I love you". Në pushim të ndeshjes Abbiati, Ambrosini, Cafu, Dida, Inzaghi, Nesta e Oddo do të prezantojnë, së bashku me presidentin Paolo Scaroni e administratorin e deleguar Ivan Gazidis, fanellat speciale me të cilat formacioni Lavditë e Milan do të luajë në Anfield në 23 mars kundër atyre të Liverpool.