Flash

Biletat, e njëjta histori: kundër Turqisë, tifozët duhet të shpresojnë vetëm të mos bjerë shi…

Lapsi.al 16 March 2019
Biletat, e njëjta histori: kundër Turqisë, tifozët duhet

Fushata eleminatore e Euro 2020 për përfaqësuesen kuqezi do të nisë me një ndeshje delicate kundër Turqisë. Natyrisht rezultati si gjithnjë është i rëndësishëm, por turqit janë skuadra, që me shumë mundësi do të diskutojmë kualifikimin, ndaj dhe ndeshje është për të mos u humbur. Kjo është e vërtetë ashtu si në fakt është e vërtetë se edhe biletat e nxjerra në shitje nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë cmime të pranueshme, deri kur vjen punë tek tribuna.

Për një person Vip ndoshta nuk është problem të nxjerrë nga xhepi 18000 lekë, por ajo që është e ekzagjeruar është pjesa tjetër e tribunës qendrore: në A, B duhet të paguash 8000 lekë për të asistuar ndeshjen e parë të Shqipërisë, një cmim që mbetet rregullisht i pandryshuar edhe kur kundërshtari është shumë më tepër modest. Kështu, e vetmja pjesë e mbuluar e stadiumit, që këtë të ofron vetëm si komoditet, ka një cmim të kripur dhe tifozët kuqezi duhet të shpresojnë të premten e 22 marsit në Shkodër të mos bjerë shi…

Kështu, ata që ndjejnë kombëtaren, fanellën dhe e ndjekin kudo, mund të kërkojnë biletat në pjesën e pranueshme të cmimeve: tribuna përkarshi në D2, D3 kushton 3000 lekë, ndërsa D1 dhe D4, kapin shumë e 2000 lekë. Këndet e Loro Boricit, në sesionet C1, C5, E1, E5 kushtojnë vetëm 1500 lekë, ndërsa sesioni prapa portave që përfaqësohet me ato C2, C3, C4 si dhe E2, E3, E4 në krahun tjetër të stadiumit të Shkodrës kushton 1000 lekë. Jo keq, ose më saktë të përballueshme, sidomos kur në lojë është kombëtarja dhe edicioni është në fillim me të gjitha hipotezat në lojë…

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI