Flash

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

Lapsi.al 16 March 2019
Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës
Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të rregjimit të Tiranës. Si kurrë ndonjëherë në këto gjashtë vite të pushtetit të rilindjes, në rrugët e kryeqytetit nuk ishte parë kaq mbipopullim me trupa sigurie dhe kamera spiune, nuk kishin marshuar kaq makina të blinduara dhe nuk ishte përdorur, ajo sasi e paimagjinueshme bershërie me ujë dhe gaz lotësjellës. Po të bësh një krahasim imazhesh me 16 shkurtin e një muaji më parë, uniformat blu nuk qenë më ato që i hapnin rrugën protestuesve të inatosur për të kapërcyer shkallët e kryeministrisë, por ato kishin marë urdhrin e prerë, për të mos u tërhequr asnjë centim nga mbrojtja e pushtetit. Në fakt, ndryshimi nuk është vetëm në imazh. Lexo më tej:

Akti i pestë i protestës/ Policia thyen aksionin e opozitës

Në këto 30 ditë, që nga protesta që i parapriu vendimit të djegjes së mandateve, imazhi i një vendi normal demokratik është krisur ndjeshëm. Parlamenti pothuajse mblidhet në mënyrë ilegale, pa shpallur as ditën dhe as orën e seancave plenare. Kryeministri është rikthyer të bëjë rolin e shefit të partisë shtet, që në vend të punëve të përditshme, detyrohet të luajë kllounin endacak të grave socialiste. Opozita e re po identifikohet me fytyrat e heronjve të porsalindur, Ylli Shehu dhe Kujtim Gjuzi. Televizionet kombëtare kanë degraduar në ditët më të zeza të propagandës, ndërkohë që shqiptarëve po u shafqet si gogol rreziku i armikut të jashtëm, që herë mer formën e ariut rus dhe herë vesh robën e mullahëve iranianë. Dilema që shtrohet është: A do të qe i mundur ky degradim kaq i shpejtë, ky precipitim maramendës, nëse opozita nuk do të kishte vënë bast për rrugën radikale? Natyrisht, që kjo pyetje retorike, është e vlefshme edhe për këtë 16 mars. Sepse nuk ka rrugë tjetër veçse mbajtjes nën presion të këtij rregjimi që ka promovuar kriminelët në parlament, oligarkët në ekonomi, ndërtuesit me paratë e drogës në Tiranë dhe banditët që vjedhin vota në Durrës apo në Dibër. Kjo ndodhi edhe këtë të shtunë. Në rrugët e Tiranës, ne mediat vendase dhe ndërkombëtare, mbetën të skalituara pamjet e tymnajës së një pushteti, që fshihet pas gazit lotësjellës. Tani jemi larg, shumë larg imazhit të liderit shpresëdhënës, që shkulte gradhin e kryeministrisë, që hapte hollin e saj për qytetarët, që i dekoronte oborrin me punime të artistëve bashkëkohorë. Tani, për të qeverisur, Edi Rama ka nevojë për trupat speciale dhe për rendjen e autoblindëve nëpër bulevard. Kjo është ajo që i shkon për shtat pushtetit të tij. Dhe në një muaj opozita e arriti këtë. Ajo i veshi kryeministrit me forcë, kostumin real të autokratit, pavarësisht se nuk i’a doli t’a rrëzontë këtë 16 mars, ashtu siç i premtoi idhtarëve të saj. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) që po ko...

16:53

Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, sikur numërimi mb...

14:30

Reklama e shpifur e Ramës në RAI

Në përpjekjet për të shpjeguar pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës, mund të shërbejë statusi lakonik i Andi Bejtes, apo analiza e zgjer...

19:31

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgjerimin, Chris...

17:12

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat p...

13:38

Çfarë më tha Rama për ndarjen e Kosovës

Parimi i hekurt i Perëndimit për të shmangur me çdo kusht çdo plan për ndarje të tjera etnike, mesa duket nuk vlen më. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, sipas ...

13:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI