Flash

Vrasja masive në Zelandën e Re/ Dëshmitari rrëfen tmerrin e asaj që pa brenda xhamisë

Lapsi.al 15 March 2019
Vrasja masive në Zelandën e Re/ Dëshmitari rrëfen tmerrin e

Bilanci i viktimave në qytetin e Christchurch pas të shtënave me armë në dy xhami ka shkuar në 49 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Një nga dëshmitarët, Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ka rrëfyer edhe tmerrin brenda njërës prej xhamive të sulmuara në Zelandën e Re. Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ishte brenda njërës prej xhamive ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandën e Re.

“Ishin shumë njerëz që i njoh dhe që jam takuar rregullisht me ta në xhami. Është vërtetë e papranueshme”, deklaroi ai për “BBC”.

“Nuk mund t’ju besoj syve çfarë kam parë sot”, shtoi Ibrahim.

 Ai shkoi në Zelandë të Re si student pesë vite më parë.

“Kurrë nuk e kam pritur të ndodh kjo, jetoj këtu prej pesë vitesh dhe kam ditur se Zelanda e Re është një prej shteteve më të sigurta. Por, tani jam i frikësuar. Kurrë nuk e kam paramenduar se mund të përjetoj diçka si kjo që kam parë sot”, theksoi ai.

 

Të këshilluara

Indi/ Shembet ura, vdesin 3 persona

Një urë këmbësorësh është shembur ne Mumbai pranë terminalit të stacionit qëndror. Zona është bllokuar për momentin nga policia e cila po përpiqet të largojë kë...

17:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI