Flash

Video/ Teori konspiracioni në Spanjë për golin e dytë të Ronaldos: "Teknologjia gaboi"

Lapsi.al 15 March 2019
Video/ Teori konspiracioni në Spanjë për golin e dytë

Përmbysja kundër Atletico i ka lejuar Juventus të arrijë në cerekfinalet e Champions, me tre gola të Cristiano Ronaldo, por në Spanjë pretendojnë se goli i dytë i CR7 (ai i vlerësuar nga Goal-Line Technology) nuk ishte i rregullt. Në orët e fundit, në ëeb po qarkullon një video që tregfon gabimin e teknologjisë: 2-0 i portugezit, sipas kësaj teorie nuk duhej të ishte vlerësuar.

Në video analizohen tre elementë: linja e portës, topi dhe pozicioni i tij kur bie në kontakt me dorën e portierit Oblak. E sipas këtij ndërtimi të fakteve, në projektimin e Goal-Line Technology, linja e portës ishte më e ngushtë në krahasim me dimensionet reale dhe i njëjti diskutim vlen edhe për topin, më i vogël 12,4% në krahasim me realitetin. Në fund, dora e Oblak është bërë pjesë e topit në momentin e kontaktit me sferën: një gabim që falsifikon rezultatin apo golin e dytë të Ronaldo.

Bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, për momentin pa asnjë bazë konkrete e i gjithi për tu verifikuar. Por kaq ka mjaftuar në Spanjë për ta hapur polemika të pafundme.

https://www.youtube.com/watch?v=oyHHvY-xi3s

Të këshilluara

Video/ Arsenal kompleton tris kundër Rennes

Arsenal shënon edhe golin e tretë në Emirates përballë Rennes, duke përmbysur plotësisht humbjen e ndeshjes së parë në Francë. Pierre Emerick Aubameyang, që hap...

22:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI