Flash

Pas sulmit në xhami ku u vranë 49 persona, reagon kryeministrja e Zelandës së Re

Lapsi.al 15 March 2019
Pas sulmit në xhami ku u vranë 49 persona, reagon kryeministrja e

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern foli për masakrën e ndodhur në këtë shtetin oqeanik ditën e sotme. Ajo tha se kjo është ndër ditët më të zeza për vendin. Ardern theksoi se sulmet në dy xhami kishin qenë të tmerrshme, ndërsa deklaroi se viktimat janë qytetarë të Zelandës së Re, të cilët kishin zgjedhur këtë vend për një jetë më të mirë.

“Nuk mund të jap për momentin një informacion zyrtar për viktimat, agresorët dhe gjithçka ka ndodhur, pa pasur një informacion të plotë nga policia. Mirëpo është e qartë si drita e diellit se kjo është ndër ditët më të zeza për Zelandën e Re.  Është e qartë se ajo që ka ndodhur këtu është një akt i jashtëzakonshëm dhe i pashembullt i dhunës.

Shumë nga ata që kanë vdekur ose plagosur mund të jenë refugjatë në Zelandë të Re. Ata janë një nga ne. Policia këshillon ende që njerëzit të rrinë nëpër shtëpi, pasi rreziku vazhdon të mbetet. Policia po e trajton mirë situatën.  Spitali Christchurch është i përkushtuar ndaj trajtimit të atyre që po vijnë në spital”, tha shefja e qeverisë në Zelandë të Re.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI