Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Ndërron jetë motra e këngëtarit të One Direction

Lapsi.al 15 March 2019
Ndërron jetë motra e këngëtarit të One Direction

Motra e këngëtarit të njohur të ish-grupit “One Direction”, Louis Tomlinson, ndërroi jetë në moshën 18-vjeçarja. Felicite Tomlinson u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Londër mesditën e së mërkurës.

Modelja dhe influencuesja e mediave sociale dyshohet se ndërroi jetë pas një ataku në zemër.

“Në këtë fazë ende nuk dihet arsyeja e saktë. Autopsia do të bëhet në kohën e duhur”, thuhej në deklaratën nga policia.

Ajo postoi për herë të fundit në Instagram, ku ka mbi 1.3 milionë ndjekës, të dielën e 10 marsit.

“Nuk e di pse dukem kaq e shokuar”, shkruante Felicite në mbishkrimin e fotos, ku pozonte para pasqyrës.

Louis mësohet se do të performonte këtë fundjavë këngën “Two of us”, e realizuar në kujtim të nënës së tij të ndjerë.

“Nuk do ta dish kurrë sesa më ka marr malli/ Ditën që të morën, do të doja të isha unë në vendin tënd”, thuhet ndër të tjerash në tekstin e këngës.

Nëna e tij Johannah u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare në 2016-n, pas një beteje të gjatë me leuceminë.

Këngëtari ishte shprehur për mediat se e kishte shumë të vështirë ta performonte këngën para motrave të tij Felicite, Charlotte, Daisy dhe Phoebe.

Të këshilluara

Krizë mes çiftit Justin-Hailey

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë e grua, pavarësisht se ende nuk kanë ecur drejt altarit dhe nuk e kanë kaluar akoma muajin e mjaltit. Por...

11:18

Heidi Klum, martesë së shpejti

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz njoftuan fejesën e tyre më parë këtë vit. Ata bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit të kaluar dhe tani çiftit është drejt mart...

20:00

'Forrest Gump', së shpejti film në Indi

Aktori indian Aamir Khan do të jetë protagonisti i ribërjes së Bollywood-it të “Forrest Gump”, filmi që i dha “Oscar”-in Tom Hanks. Filmi në gjuhën indiane “La...

19:15

Elton John, gati për biografinë e tij

Elton John është gati të tregojë historinë e tij me fjalët e veta në librin me kujtime, që pritet të publikohet në tetor. “Jeta ime ka qenë si një vrapim i jas...

18:39

'Friends' zhgënjen fansat

Kanë kaluar 15 vjet nga episodi i fundit i “Friends” dhe gjatë kësaj periudhe fansat e një ndër serialeve televizivë më të dashur të viteve ’90 kanë shpresuar p...

18:21

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI