Flash

Masakër në Zelandën e Re, 40 viktima pas sulmit në dy xhamia (FOTO)

Lapsi.al 15 March 2019
Masakër në Zelandën e Re, 40 viktima pas sulmit në dy xhamia

Të shtëna me armë në Zelandën e Re. Siç raportojnë mediat e huaja, tre burra dhe një grua kanë hapur zjarr në dy xhami në Christchurch.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale dhe deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 40 por numri nuk konfirmohet nga policia.

Kjo e fundit ka lajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë dhe ka arrestuar 4 të dyshuarit për ngjarjen e tmerrshme.

Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes por sipas mediave lokale një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve. Ndërkohë që policia po heton për ngjarjen dhe pistën e një sulmi terrorist.

Për ngjarjen reagoi dhe kryeministri i Zelandës së Re, Jacinta Arden i cili e quajti ditën e sotme një nga më të errëtat e vendit.

“Një akt i pashembullt dhune. Është një ndër ditët më të errëta të Zelandës së Re.Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave por është një ngjarje e tmerrshme” - ka thënë ai. Sipas Associate Pres myslimanët përfaqësojnë 1,1% të popullsisë në Zelandës e Re.

Të këshilluara

Indi/ Shembet ura, vdesin 3 persona

Një urë këmbësorësh është shembur ne Mumbai pranë terminalit të stacionit qëndror. Zona është bllokuar për momentin nga policia e cila po përpiqet të largojë kë...

17:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI