Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Krahasimi i deklaratave/ ShBA e godet opozitën shumë më fort se BE

Lapsi.al 15 March 2019
Krahasimi i deklaratave/ ShBA e godet opozitën shumë më fort se

Lidhur me protestën e opozitës së shtunën kanë lëshuar njëkohësisht dy deklarata edhe ambasada e ShBA në Tiranë edhe ajo e BE. Nëse në të dyja qëndrimet e selive diplomatike shihet një gjuhë e përbashkët për sa i përket të drejtës për të demostruar paqësisht, përparimit të reformës në drejtësi, luftës ndaj krimit të organizuar, si dhe dënimit të akteve të dhunshme, në tekstin e selisë së rrugës së Elbasanit ka një paragraf shumë më të ashpër.

Lexo më tej:

Delegacioni i BE për protestën: E patolerueshme nxitja e dhunës

“Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre” thuhet në deklaratën e ambasadës së ShBA.

Sipas saj, i bie që opozita që dogji mandatet, po punon kundër të ardhmes së vendit dhe për atë është e angazhuar vetëm pala qeveritare.

Ambasada amerikane reagon para protestës së opozitës: Kryerja e veprimeve të dhunshme është e paligjshme

Kjo nuancë e fortë që nuk gjendet në tekstin e BE, i ngjan më shumë periudhës së parë të rikthimit të diplomatëve amerikanë në Shqipëri, kur makartisti Rayerson bënte rolin arbitrit që përcaktonte nga qëndronte e mira dhe nga e keqja. Ndërsa në deklaratën e përfaqësisë Bashkimit Europian flitet për herë të parë për një pakt kombëtar për daljen nga kriza. "Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor..." thuhet aty, duke theksuar se dialogu duhet zhvilluar mes partive dhe jo vetëm brenda parlamentit siç thuhej deri më tani.

Reporteri gjerman për Shqipërinë: “Edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën”

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI