Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Graciano Tagani lë Tv Klan për moderimin e një emisioni në Ora News

Lapsi.al 15 March 2019
Graciano Tagani lë Tv Klan për moderimin e një emisioni në

Balerini i njohur Graciano Tagani vetëm pak javë më parë deklaroi publikisht se është larguar nga trupa e baletit “Albi Nako Dance”.

Mirëpo së fundmi ai na ka surprizuar të gjithëve me një postim në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan ndër të tjera se prej kësaj të shtune dhe në vijim do e shohim si moderator në emisionin “Mos i fol shoferit”. Ky i fundit rikujtojmë se prezantohet nga Rudina Dembacaj dhe është një nga emisionet më të ndjekura në “Ora News.”

Gracianos i është besuar një rubrikë mjaft e veçantë e titulluar “Dance with Graciano.”

E ftuara e parë mësohet se do të jetë Aulona Musta dhe këtë e ka zbuluar vetë Tagani.

“Që nga kjo e shtunë, pjesë e ‘Mos i fol shoferit’ do të jetë dhe ‘Dance with Graciano.’ Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë. E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta që unë e dua pa fund dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme!”- shkruan balerini krah videos së publikuar.

 

Të këshilluara

Kandidatja më e re për çmimin Nobel

Është 15-vjeçe dhe është nominuar për të fituar Çmimin Nobel. Quhet Greta Thunberg, nga Suedia, dhe është bërë e njohur në shumë vende kur nisi e vetme një grev...

13:28

Krizë mes çiftit Justin-Hailey

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë e grua, pavarësisht se ende nuk kanë ecur drejt altarit dhe nuk e kanë kaluar akoma muajin e mjaltit. Por...

11:18

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI