Flash

Fifa aprovon Botërorin e ri të klubeve: ndryshime radikale dhe në fund "një kampion i vërtetë"

Lapsi.al 15 March 2019
Fifa aprovon Botërorin e ri të klubeve: ndryshime radikale dhe në

Fifa i ka dhënë rrugë të lirë Botërorit të ri për Klube, që do të diskutohet duke filluar nga 2021, mes datës 17 qershor 4 korrik. "Sot jam vecanërisht i lumtur për gjithë futbollin - komentoi numri një i futbollit botëror Gianni Infantino -. Kemi marrë vendime të rëndësishme, por një në vecanti: nga 2021 do të kemi një Botëror të ri për Klube, që do të ketë sigurisht një impakt fantastik mbi lëvizjen futbollistike për klubet e nivel ndërkombëtar”.

“Nga sot do të kemi një kampionat të vërtetë dhe një kampion të vërtetë të botës për klube - vazhdoi Infantino -. Vendimi është marrë për ta luajtur në vend të Confederations Cup. Në vitet pasuese do të flasim për kalendarin e ri me gjithë ndeshjet në fjalë e pastaj do të vendosim si do të organizojmë Botërorin për Klube. Në 2021 nuk do të luhet në Qatar sepse do të jetë verë dhe bën nxehtë. Botërori i ri do të ketë një impakt fenomenal dhe tifozët do ta adhurojnë”, ka shtuar presidenti i FIFA.

Por nëse Infantino po cmendet nga gëzimi, beteja është e gjitha për tu zhvilluar. Eca, në fakt, përmes presidentit Andrea Agnelli, vazhdon të jetë kundër manifestimit e ka bërë të qartë pozicionin e saj kundërshtues: "Shoqata është kundër cdo tip ndryshimi për Botërorin e Klubeve, e asnjë shoqëri që i përket ECA nuk ka ndërmend të marrë pjesë".

Të këshilluara

Video/ Arsenal kompleton tris kundër Rennes

Arsenal shënon edhe golin e tretë në Emirates përballë Rennes, duke përmbysur plotësisht humbjen e ndeshjes së parë në Francë. Pierre Emerick Aubameyang, që hap...

22:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI