Flash

Zidane nuk humb kohë: Real Madrid zyrtarizon Militao nga Porto

Lapsi.al 14 March 2019
Zidane nuk humb kohë: Real Madrid zyrtarizon Militao nga Porto
Tre ditë, 72 orë: aq i është dashur Zinedine Zidane për të vënë nën kontratë goditjen e parë në merkato për Real Madrid, për sezonin 2019/20. Klubi në fakt ka zyrtarizuar akordin me Eder Militao, mbrojtës që do të mbërrijë në sezonin e ardhshëm nga Porto e që ka firmosur një kontratë për gjashtë sezone, deri në 30 qershor 2025. Në komunikatën nuk zbulohet shifra e kartonit të lojtarit por Florentino Perez duhet të ketë shpenzuar rreth 50 milionë euro. Nga ana tjetër ishte e bërë e qartë menjëherë se tekniku francez i kishte kërkuar rrugë të lirë në merkato presidentit, për tu kthyer menjëherë në pankinë, pas lamtumirës së papritur në fund të edicionit të kaluar. Edhe pse nuk ishte në listën e gjashtë lojtarëve të kërkuar personalisht nga Zidane, Militao ishte prej kohësh në vëmendjen e Blancos: braziliani që është pjesë e kombëtares së Selecaos, sapo ka mbushur 21 vjec, do të kalojë tek Real pas vetëm një sezoni në Portugali, ku ka treguar se pavarësisht fizikut shtatlartë (187 cm) zotëron një shpejtësi të madhe.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI